Ministrja e Drejtësisë takim me delegacionin e lartë gjerman - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/02/2020

Ministrja e Drejtësisë takim me delegacionin e lartë gjerman

Në një takim me Zëvendëskryeministrin e Landit të Nordrhein-Westfalen-it dhe njëkohësisht Ministër për Fëmijët, Familjen, Refugjatët dhe Integrimin, z. Dr. Joachim Stamp, Ministrin e Landit të Nordrhein Westfalen për Punët e Jashtme, Evropën dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, z. Dr. Stephan Holthoff-Pförtner, Ambasadorin gjerman në Shqipëri Sh.T.Z. Peter Zingraf dhe Zv. Drejtuesen e Përfaqësisë së Landit Nordhein-Wesfalen në Bruksel znj. Susanne Metzler.

Në një bisedë miqësore u shkëmbyen rezultatet e Reformës në Drejtësi deri tani si dhe sfidat që na presin në rrugën drejt integrimit europian. Thellimi i marrëdhënieve me landin e Nordhein-Westfalen dhe intensifikimi i shkëmbimit akademik për magjistratët dhe ekspertët e drejtësisë është ndër dyert që priten të hapen në vijim.

Ministrja Gjonaj falënderoj delegacionin për fjalët kurajoze dhe mbështetjen që shprehën ndaj reformës në drejtësi.