HAPEN  PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË  DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/02/2020

HAPEN  PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË  DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

HAPEN  PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR AUTORIZIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE QË  DO TË OFROJNË NDIHMË JURIDIKE PARËSORE TË GARANTUAR NGA SHTETI

 

Drejtoria e Ndihmës Juridike Falas në bazë të Ligjit Nr. 111/2017 “Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti” dhe VKM-së Nr. 55, datë 6.2.2019 “Për përcaktimin e procedurave dhe dokumentacionit për autorizimin e organizatave jofitimprurëse, që ofrojnë ndihmë juridike parësore të garantuar nga shteti”, bën publik njoftimin si më poshtë:

Të gjitha organizatat jofitimprurëse që janë të interesuara të aplikojnë për të marrë autorizim nga Ministri i Drejtësisë për të ofruar ndihmën juridike parësore duhet të plotësojnë kriteret ligjore të përcaktuara në nenin 15 të Ligjit Nr. 111/2017 Për ndihmën juridike të garantuar nga shteti”.

Procedura dhe dërgimi i dokumentacionit:
Dokumentacioni që duhet të depozitojnë organizatat jofitimprurëse (OJF), për aplikim, për marrjen e autorizimit që lëshohet nga Ministri i Drejtësisë, për të ofruar shërbime të ndihmës juridike parësore të garantuar nga shteti, përmban:

a) aktin e regjistrimit në gjykatë;
b) kopjen e statutit, ku specifikohet si pjesë e veprimtarisë ofrimi i ndihmës juridike;
c) dokumentacionin që provon përvojë në ofrimin e ndihmës juridike parësore, të paktën në 3 (tri) vite të veprimtarisë së tyre, duke përfshirë, si më poshtë vijon:
i. listën e plotë të projekteve të ndihmës juridike parësore të zhvilluara nga organizata gjatë 3 (tri) viteve dhe të dhëna statistikore për përfituesit e ndihmës parësore;
ii. raportet përfundimtare për secilin nga projektet e listuara, si dhe pasqyrat financiare;
iii. buxhetin total të secilit projekt, donatorët përkatës, si dhe listën e ekspertëve të brendshëm dhe të jashtëm të përfshirë në këto projekte;
iv. letra vlerësimi nga të paktën 2 (dy) subjekte përfituese;
ç) vërtetimin nga organet tatimore që i ka përmbushur në mënyrë të rregullt detyrimet;
d) vërtetim nga gjykata se nuk është në procedurë falimenti dhe/ose likuidimi;
dh) vërtetim nga prokuroria dhe gjykata se anëtarët e organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv nuk janë në proces hetimi apo gjykimi për çështje që cenojnë besimin e publikut dhe ofrimin e përshtatshëm të ndihmës juridike;
e) formularin e gjendjes gjyqësore të anëtarëve të organit më të lartë vendimmarrës dhe të organit ekzekutiv.
f) adresën elektronike të komunikimit.

Aplikimi për autorizim i shoqëruar me dokumentacionin e sipërpërmendur dorëzohet pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas në adresën Bulevardi “Zogu i Parë” pranë Ministrisë së Drejtësisë brenda 40 ditëve nga data e publikimit të njoftimit në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.

Aplikimet e paraqitura jashtë afatit nuk kualifikohen.

Shënim! Ç’do ndryshim në adresën e DNJF-së do të njoftohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.