Zbatimi i reformës në drejtësi, ambasadorja Yuri Kim takon ministren Gjonaj - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 28/01/2020

Zbatimi i reformës në drejtësi, ambasadorja Yuri Kim takon ministren Gjonaj

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, priti sot ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim, e cila zgjodhi që një nga vizitat e para të saj ta kishte pikërisht në këtë institucion.

Disa nga detajet e këtij takimi janë përcjellë nga ministrja Gjonaj, e cila në postimet e saj në rrjetet sociale ndër të tjera nënvizon se fokusi ishte reforma në drejtësi.

“Sot kisha kënaqësinë të mirëprisja në Ministrinë e Drejtësisë, Ambasadoren e re të SHBA-së SH.S.Znj. Yuri Kim. Në një bisedë shumë të ngrohtë dhe konstruktive fokusi ishte te Reforma në Drejtësi. Drejtësia është një ndër prioritetet më të rëndësishme dhe për këtë Ambasadorja Yuri Kim shprehu vlerësimin dhe mbështetjen e saj për vijimin e zbatimit të kesaj reforme”.