Hapja e vitit ligjor, Ministri Manjani vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 05/10/2016

Hapja e vitit ligjor, Ministri Manjani vizitë zyrtare në Britaninë e Madhe.

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani me ftesë të homologes Britanike, znj. Elizabeth Truss mori pjesë në ceremoninë e përvitshme tradicionale të hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Wells, e cila u zhvillua në Katedralen Westminter Abbey.

Në përfundim të kësaj ceremonie, Ministri Manjani i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe Ambasadori ynë në Britaninë e Madhe, z. Qirjako Qirko, ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Gjatë axhendës zyrtare Ministri Manjani është pritur fillimisht në një takim nga Ministri i Shtetit për Sistemin Penitenciar dhe Gjyqësorin, Sir. Oliver Heald.

Bashkëpunimi dypalësh në fushën e drejtësisë, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar ishte një ndër temat e dikutimit ku janë ndalur bashkëbiseduesit.

Ministri Manjani theksoi se lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar edhe bashkëpunimin e kërkon të suksesshëm.

“Krimi i organizuar funksionon pa viza dhe pa barriera”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani.