Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadorin e Polonisë, z. Karol Bachura - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 17/11/2016

Takimi i Ministrit Manjani me Ambasadorin e Polonisë, z. Karol Bachura

Ministri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e Polonisë në vendin tonë, z. Karol Bachura.

Gjatë takimit Ambasadori Bachura ka përshëndetur zhvillimet e fundit lidhur me vendimmarrjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, ndërsa bëri me dije predispozitën mjaft pozitive të Polonisë për mbështetjen e vendit tonë në rrugën e integrimit të plotë në BE.

Sipas Ministrit Manjani hapja e negociatave është një sfidë e rëndësishme duke qenë se tashmë Shqipëria duhet të përmbushi një detyrë mjaft impenjative, për t’i bindur vendet anëtare se e meritonte nisje e këtij procesi.

“Ky duhet të jetë projekti ynë më madhor”, u shpreh ndër të tjera Ministri Manjani.

Bashkëbiseduesit vlerësuan se duhen konsideruar me kujdes të gjitha praktikat më të mira, përfshirë edhe eksperiencën polake, në përmbushjen e hapave të mëtejshme.

Gjithashtu Ministri Manjani dhe z. Bachura dakorduan mbi krijimin e mundësive për vendosjen e kontakteve konkrete që do të realizonin një koordinim më të mirë të të gjitha proceseve, të cilat derivojnë nga detyrimet për shkak të hapjes së negociatave.

Ministri Manjani dhe Ambasadori Bachura kanë shkëmbyer edhe disa ide lidhur me ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi.