Ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë për të diskutuar lidhur me reformat e ndërmarra për forcimin e shtetit të së drejtës si dhe sfidat e përbashkëta që gjenden përpara.
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, nënvizon se kjo iniciativë e përbashkët do të shërbejë si shembull pozitiv mbi ndërmarrjen e reformave kyçe shtetformuese për qytetarët.
“Ditën e nesërme, në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, kam nderin të pres në Tiranë ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor, trupën diplomatike, ligjvënës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe Medias për të diskutuar mbi sistemin e drejtësisë. Rezultatet e reformës në drejtësi në Shqipëri vijojnë të përmirësohen ndjeshëm, duke na dhënë mundësi që ne të tregojmë modelin tonë të suksesit për një prespektivë më të gjerë rajonale. Edhe pse kemi shumë për të rrëfyer, akoma edhe më shumë kemi ende për të mësuar“, nënvizon Gjonaj.
Konferenca është menduar të titullohet “It’s all about justice”, punimet e së cilës do të zgjasin disa orë ku do të trajtohen një sërë çështjesh të drejtësisë.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.