Ministrja Gjonaj zhvillon takim me ambasadoren e re të Suedisë znj. Elsa Hastad - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 01/10/2019

Ministrja Gjonaj zhvillon takim me ambasadoren e re të Suedisë znj. Elsa Hastad

Ministrja e Drejtësisë ditën e sotme ka zhvilluar nje takim me ambasadoren e re të Suedisë znj. Elsa Hastad dhe ekipin e saj, për të çuar më tej projektet bashkëpunuese midis dy vendeve të cilat kanë në fokus kryesor drejtësinë penale për të miturit.

‘’Bashkërisht me të gjithë partnerët, ne po punojmë intensivisht për ta shndërruar drejtësinë penale për të miturit në një model suksesi jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor’’ citoj ministrja Gjonaj.