Ministri Manjani ne takimin Rinia në Fokus, bashkëbisedim mes nxënësve dhe të dënuarve - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/11/2016

Ministri Manjani ne takimin Rinia në Fokus, bashkëbisedim mes nxënësve dhe të dënuarve

 

Ministri i Drejtësisë z. Ylli Manjani ishte sot i pranishën në takimin me temë ‘Rinia në Fokus’, i konceptuar në formën e një bashkëbisedimi të hapur mes nxënësve të shkollave të mesme të qytetit të Durrësit dhe të dënuarve.

Gjatë fjalës së tij në nisjen e këtij takimi. Z. Manjani e vlerësoi këtë nismë ndërsa bëri apel për të gjithë të rinjtë që të kuptojnë rëndësinë e ligjit dhe ta respektojnë atë.

“Eshtë kënaqësi që marr pjesë në këtë diskutim të hapur dhe më shumë sesa të flas unë dua të dëgjoj bashkëmoshatarët e djemve të mi, se çfarë mendojnë për situatën ku jetojmë, sesi e shikoni ju situatën e asaj që në i themi me një fjalë të tmershme lufta kundër krimit, lufta kundër korrupsionit, madje dhe kur ngrihemi në mëngjes na duket sikur shkojmë në luftë dhe jo në punë. Po të më pranoni si “këshillonjësin” juaj ligjor do t’ju këshilloja se nuk ja vlen të kesh problem me ligjin. Ligjit mund t’ia hedhësh njëherë, mund t’ia hedhësh dy herë edhe herën e tretë me pak zor e gjen mënyrën, por vjen një moment që fillon dhe i lan hesapet dhe larja e hesapeve përpara ligjit është një situatë që është e pashmangëshme në një shoqëri me shtet”, u shpreh z. Manjani

Ministri Manjani theksoi se dija dhe arsimimi është altenativa e duhur për të gjithë të rinjtë.

“Shteti është drejtësia, shteti është ligji, shteti është autoriteti i zyrtarit, i policit, i burgut, i ushtarit. Ky është shteti dhe në qoftë se ky fenomen pra fenomeni i kontestimit pafund të shtetit na çon drejt paligjshmërisë permanente apo kaosit social, sigurisht që kjo është një situatë e papranueshme dhe ne e dimë këtë gjë. Çështja është, a ja vlen t’i kundërvihemi ligjit? Unë them jo. Nuk ja vlen as që të shkojmë tek oborri i gjimanzit dhe të tregtojmë hashash. Ja vlen të shkojmë tek dera e gjimanzit dhe të marrim dije, kjo është sfida, kjo është alternative”, tha Ministri Manjani

Njëkohësisht gjatë këtij takimi me të rinjtë e gjimnazeve të qytetit të Durrësit, Ministri Manjani ripërsëriti qendrimin e tij se burgu nuk është një alternativë e mirë, ndonëse shpesh nuk mund ta shmangim.

“A është burgu alternativ? Sigurisht që nuk është, futem tek ata jurist shqiptar që nuk çmoj që për një gjimnazistë alternativë të jetë burgu. Sigurishtë që nuk do ta lëmë dhe pa ndëshkuar. Po sigurisht, ne nuk mund t’ju ndihmojmë as ju as familjeve tuaja në qoftë se alternative është burgu dhe këtë e kemi në dorë bashkarishtë. Ju që të mos na çoni tek ekstremi dhe ne që të përpiqemi që deri në fund të bëjmë më të mirë për t’u edukuar”, vlerësoi Ministri Manjani