“Ligjet Antikorrupsion”, Ministri Manjani merr pjese ne tryezen e konsultimit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 27/01/2017

“Ligjet Antikorrupsion”, Ministri Manjani merr pjese ne tryezen e konsultimit

Me ftesë të Komisionit “Për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut”, Ministri i Drejtësië z. Ylli Manjani ishte sot i pranishëm në tryezën e konsultimit publik ku u shqyrtua paketa me “Projektligjet Antikorrupsion”.

Gjatë fjalës së tij, Ministri Manjani ripërsëriti edhe njëherë qëndrimin se faza aktuale e reformës në drejtësi është më e rëndësishmja, ndërsa i konsideroi këto ligje si thelbin e kësaj reforme.

Më poshtë fjala e plotë e Ministrit Manjani gjatë kësaj tryeze konsultimi:

“Ky është takimi i dytë i organizuar nga komisioni për çështjet ligjore në parlament, ku unë marr pjesë.

Në takimin e parë është diskutuar një ligj shumë i rëndësishëm, Ligji  për Noterinë, i diskutuar në një frymë shumë konstruktive dhe jam i bindur se do t’a përmirësojmë edhe më shumë atë ligj. Shpreh bindjen që këto ligje janë në fakt thelbi i reformës në drejtësi. E përsëris deri më tani nuk kemi bërë asgjë, kemi bërë vetëm reformën e pushtetit, por këto janë ligje që prekin reformën e shërbimit, janë ligje që prekin drejtpërdrejti interesat e qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Kështu që nga kjo pikëpamje opinioni im si Ministër i Drejtësisë në tërësi është që këto janë ligje që kërkojnë vëmendje, kështu që konsultimi publik është i rëndësishëm dhe puna e ekspertëve pas këtij konsultimi merr një rëndësi të dorës së parë.

Gjithashtu kam një konsideratë të përgjithshme që këto ligje duhen parë të lidhura ngushtë edhe me pjesën tjetër të paketës, në mënyrë të veçantë me Kodin e Procedurës Penale, sepse s’mund t’i shohim të shkëputura këto diskutime.

Po marr vetëm një argument për ta sjellë në vëmendjen tuaj, çështja e futjes së statusit të policisë gjyqësore në institucione të tjera siç është ILDKP-ja është e lidhur ngushtë me ligjin për organizimin dhe funksionimin e Policisë Gjyqësore. Në këndvështrimin e Ministrisë së Drejtësisë, në qoftë se duam të bëjmë reformë realisht të thellë organizative në këtë çështje duhet të kemi një polici gjyqësore të shkëputur nga institucionet ekzekutive, brenda ekzekutivit, por në varësi të Prokurorisë.

Dua të them se ajo që ne propozojmë dhe do të propozojmë për t’u shqyrtuar është që e gjithë struktura e Policisë Gjyqësore, funksioni hetimor që ajo kryhen të shkëputet nga funksionet e tjera ekzekutive, përfshirë edhe funksionin e policimit, sepse kjo është në thelb “ping- pongu” i përgjegjësive që ndodh sot në ndjekjen penale.

Ky është një qëndrim i kahershëm i Ministrit të Drejtësisë dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe është momenti që ne ta rimarrim. Nëse kjo çështje zgjidhet në parim këtu në këtë ligj, besoj se zgjidhet edhe një kontest nga një pr/ligj i sotëm që është ai për Kontrollin e Pasurive, ILDKP, ku unë jam shumë dakort që t’i jepen inspektorit më shumë kompetenca nga ato që kanë deri më sot, në kuptimin e hetimit administrative, por në kuptimin e hetimin penal duhet ta drejtojnë prokurorët dhe policia gjyqësore që është në ekzekutiv, por që është jashtë shërbimit të ILDKP. Dhe kjo shmang përfundimisht edhe konfliktet e interesit që ekzistojnë ndërmjet funksioneve që ekzistojnë në agjensi të ndryshme ekzekutive në raport me hetimin.

Së dyti, ka disa elementë në legjislacion, në projektligjet e propozuara, për të cilat ekspertët tanë të ministrisë së Drejtësisë gjatë fazës së diskutimit nen për nen, do të jenë prezentë dhe do t’i propozojnë edhe ndryshimet, por unë dua të ndalem në disa standarde parimore.

Bëhet fjalë psh për ligjin “Për parandalimin dhe goditjen krimit të organizuar, trafikut dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese”.

Vihet re në legjislacion theksimi tek veprimtaria ekzekutive dhe hetimore mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në indicie. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në indicie është ta ulësh në thelb veprimtarinë prodhuese të prokurorisë në abuzim.

Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik dhe kjo në këndvështrimin tonë nuk është formulimi i duhur, dyshimi ia arsyeshëm meriton një definicion të saktë dhe në Kodin e Procedurës Penale dhe në një pjesë të legjislacionit që përdoret si terminologji.

Ligjet bëhen për ta zbërthyer parimin kushtetues, dhe jo për ta përsëritur kushtetutën dhe për të ulur nivelin e provueshmërisë. Në Republikën e Shqipërisë çdo shqiptar është me indicie në kurriz. Indiciet janë nga më të ndryshmet, të gjithë ngrenë gishtin kundër dikujt për diçka dhe fare mirë në qoftë se e gjithë kjo frymë që ekziston për fat të keq në shoqërinë tonë, përkthehet në instrumenta të ndjekjes penale, i bie që të gjithë të hyjmë nganjëhërë në burg dhe burgu bëhet si ushtria. Kjo është një histori që nuk mund të lihet apo anashkalohet me definicione kaq të gjëra. Në shoqërinë shqiptare kjo është edhe më keq se koha e shkuar, sepse të paktën në të shkuarën duheshin dy dëshmitarë me identitet të plotë dhe futeshë në burg, tani më një dëshmitar pa identitet futesh në burg. Rrezgullat kundër zyrtarëve jam dakort që duhet t’i forcojmë, por me këtë ligj rrezikon kushdo që është vulnerabël ndaj dikujt tjetër.

Për t’u ndalur tek ligji për përgjimet elektronike. Ky ligj është marrë të paktën nga përmbajtja si model nga një ligj i miratuar në mënyrë të çudtishme dhe i krituar nga e gjithë bota, në Britaninë e Madhe.në kohën  kur të gjithë e kishin mendjen tek Brexit, u miratua një ligj agresiv survejance në mënyrë të plotë. U Kritikua në britani dhe kur them atje ku shkak e besueshmëriusë së policisë dhe organeve hetimore janë super të rreptë, të garantuar dhe profesionistë por mgjth u debatua. Europa Kontinentale ka një qendrim tjetër nga Europa kontinentale, përfshi këtu edhe anglosaksonët të cilët janë më agresiv në kuptimin e survejancës. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet. Ne kemi bërë disa hapa në drejtim  të mbikqyrjes publike, padiskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjën edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji. Kjo është një gjë krejtësisht e re dhe mund të gjykohet të lihet dhe mund të miratohet por që nga ky moment duhet të ruhemi edhe në krevatin bashkëshortor. Kjo është një çështje që për kushtet e Shqipërisë nuk është e përshtatshme. Organet e ndjekes penale kanë sa të duash instrumenta në dorë për ta parandaluar korrupsionin dhe për të kapur të korruptuarit, por pa cënuar privatësinë. Ky është një standard që ne i qendrojmë fort dhe mirë do të ishte ta shohim përmbajtjen e këtij ligji në këto drejtime.

Së pari, të korrektohet gabimi fatal që u bë në këtë ligj në vitin 2006 duke e decentralizuar të drejtën e kërkimt për përgjim nga shumë agjenci shtetërore. Opozita e asaj kohë ka mbajtur një qëndrim kritik me shumë tq drejtë që ky ligj të mos kishte këtë përhapje. Logjika është që parandalim do të thotë që të marrësh masa për ardhjen e një pasoje që rrezikon publikun, një akt terrorist, një vrasje, dhe parandalimi në bazë të ligjeve dihet se kush e bën, Policia e Shtetit, Shërbimi Informativ Shteteror, Shërbimi Informativ Ushtarak, nuk di te ketë tjetër të katërt. Këta kanë të drejtë të kërkojnë e realizojnë përgjim parandalues dhe nga kjo pikëpamje, të gjithë të tjerët bëjnë mbledhje provash. Pra, përgjimi procedural mund të jetë më i gjera nga sa deri më sot por jo të justifikohet më procedurën. Në qoftë se duhet që t’i hyjmë në banesë dikujt për shkak të dyshimeve për terrorizëm, mund t’i hyjmë por me nje vendim gjykate, ashtu sikurse hyhet për një kontroll banese, pra me të njëjtin standard. Pra, ky ligj të shihet thellësisht për të disiplinuar njëherë e mirë parandalimin, dhe për ta ndarë nga pjesa e përgjimit procedural dhe që jep garanci siç i kërkon Konventa e Europiane e të drejtave të Njeriut.

E dyta; duhet të mos shkojmë drejt decentralizimit, flas për përgjimin parandalues, i cili administrohet nga Prokurori i Përgjithshëm dhe duhet të admistrohet të adminitsrohet edhe nga Prokurori i SPAK, për shkak të detyrave funkionale që ka, dhe jo nga kushdo, jo nga çdo agjenci që blen një pajisje në treg dhe e vë në punë për hesap të vetë , jashtë rregullave të kontrollit procedural, të cilat janë garanci. Kjo është procedura, pra nuk mund të ikë nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm.

Ka një elemnt të ri që duhet t’a definojmë në këtë ligj dhe që është përgjimi elektronik për shkak të monitorimit të disa institucioneve, disa punonjësve të institucioneve siç është rasti i prokurorëve të SPAK. Eshtë një nocion i ri, por ky nuk është as parandalim dhe as procedurë, kjo është mbikqyrje për të parë sesi sillen zyrtarët në raste të caktuara, përfshi dhe strukturën e hetimit që do të duhet t’a disiplinojmë këtu në këtë ligj, në një kapitull të veçantë. Ky ligj meriton vëmendje për t’a bërë njëherë e mirë këtë ndarje. Insitoj në këtë pjesë, sepse kemi të bëjmë me të drejtat e njeriut, me elementë që mund të na çojnë në abuzivizëm para kohe, me selektivizëm, me shantazhe që mund të përdoren në një mënyrë apo tjetër në mënyrë legjitime. Detyra e ligjit është të sigurojë instrumenta proceduriale, garanci proceduriale dhe filtra të nevojshëm për abuzimin në këtë vend. Ky ligj nuk e bën dhe duhet të ndalim për të arsyetuar.