Ministrja Gjonaj takim me Elisabeth Winkelmeier-Becker, anëtare e grupit parlamentar të CDU/CSU. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 08/06/2019

Ministrja Gjonaj takim me Elisabeth Winkelmeier-Becker, anëtare e grupit parlamentar të CDU/CSU.

Gjatë vizitës zyrtare në Berlin, Ministrja e Drejtësisë znj. Etilda Gjonaj, zhvilloi një takim me znj. Elisabeth Winkelmeier-Becker, anëtare e grupit parlamentar të CDU/CSU.

Ministrja Gjonaj e ka njohur znj. Becker me rezultatet e Reformës në Drejtësi e cila ka parashikuar një formë krejt të re funksionimi të sistemit të drejtësisë në vend. Kjo reformë në thelb të saj ka reformimin e gjithë sistemit e drejtësisë si dhe e zëvendësimit të magjistratëve, me inidividë me aftësitë e duhura profesionale dhe integritetin e duhur moral gjithashtu nga ana tjetër reforma në drejtësi synon garantimin e mirëfunksionimit të gjithë institucioneve të reja dhe atyre ekzistuese të sistemit gjyqësor në kuadër të një drejtësie të paanshme dhe efektive.

Znj. Elizabeth Winkelmeier-Becker, mirëpriti dhe vlerësoi arritjet e deri më tanishme të Shqipërisë dhe shprehu se Gjermania do të jetë një aleate dhe një mbështetëse për vendimin e hapjeve të negociatave me BE.