Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj merr pjesë në Asamblenë Kombëtare të Noterëve - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 22/05/2019

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj merr pjesë në Asamblenë Kombëtare të Noterëve

Në fjalën e saj, ministrja Gjonaj theksoi rëndësinë e veçantë të takimit për shkak të qëllimit të mbledhjes dhe pas miratimit të ligjit të ri për noterinë.

‘’Ky është një hap i rëndësishëm për të ecur përpara duke miratuar statutin dhe kodin e etikës profesionale të noterit, dy dokumenta që do të ndihmojnë konfigurimin e ri, jo vetëm të Dhomës Kombëtare të Noterisë apo të Dhomave Rajonale, por edhe mënyrën e ushtrimit të profesionit të noterit në përputhje me parimet që ligji i ri ka sanksionuar.’’ citoi Gjonaj.

Pasi mbylljes përfundimisht të procesit të akteve nënligjore në kuadër të Reformës në Drejtësi, tani gjendemi në fazën me të rëndësishme, atë të zbatimit të kësaj pakete që do të garantojë aplikimin e standardeve të reja në sistemin e drejtësisë, përfshirë këtu dhe mënyrën e funksionimit të profesioneve të lira.

Ligji i ri për noterinë, do të sjelli një shërbim të ri, më të mirë dhe me profesional. Ky shërbim nëpërmjet mekanizmave të ngritura, nuk do të lejojë abuzimet në ofrimin e tij dhe do të jetë një shërbim që do ti përgjigjet absolutisht kërkesave të qytetarëve.