Font Resize
 NJOFTIM - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 05/03/2025

NJOFTIM

Pas shqyrtimit dhe verifikimit te dokumentacionit te kandidatëve, të cilët kanë aplikuar për pozicionin e Përmbaruesit Gjyqësor Shtetëror në Zyrën Përmbarimore Durrës dhe Zyrën Përmbarimore Kukës, Këshilli i Përmbarimit vendosi të kualifikojë për të marrë pjesë në provimin me shkrim, konkurentët sipas listës paraprake të kandidatëve të kualifikuar.

Personat që janë të renditur në listën e kandidatëve që nuk kualifikohen kanë të drejtë t’i drejtohen me ankesë Këshillit të Përmbarimit brenda 3 ditëve, nga dita e publikimit të listës.

Provimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.03.2025, ora 10.00, në ambjentet e Ministrisë së Drejtësisë me Adresë: Bulevardi “Zogu i Parë”, Tiranë.

Publikimi eshtë i barasvlefshëm me njoftimin e çdo kandidati.

Lista paraprake e kandidatëve që kualifikohen 

Lista paraprake e kandidatëve që nuk kualifikohen