Merr detyrën ministri i ri i Drejtësisë, z.Ulsi Manja
Në ministrinë e Drejtësisë u zhvillua ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja nga paraardhësja znj.Etilda Gjonaj.
Ministri Manja dhe zonja Gjonaj biseduan mbi ecurinë dhe rezultatet e reformës në Drejtësi si vendimtare në shndërrimin e një sistemi të përballur me problematika dhe nën ndikimin e politikës, ndërsa sot krejtësisht i ri dhe pa ndërhyrje të asnjë faktori apo aktori.
Zyrtarët u angazhuan të vazhdojnë bashkëpunimin për një ecuri sa më të mbarë të punëve të derimëtashme dhe shtyrjes së tyre përpara.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.