Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë marrë të gjitha masat e nevojshme organizative, planizuese e zbatuese për përballimin e situatës pa dëme, si edhe riaftësimin e kalimin në gjendje normale të punës pas situatës emergjente në të gjitha IEVP-të e Shqipërisë.
Ministja e Drejtësisë, krejt aparati i Ministrisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoritë e Institucioneve po ndjekin 24 orë në 24 situatën e krijuar nga reshjet e dëndura të shirave.
Deri tani nuk është konstatuar, raportuar apo vërejtur asnjë shqetësim i shkaktuar nga reshjet që lidhet me sigurinë e menaxhimin e IEVP-ve.
Në asnjë rast reshjet nuk kanë sjellë pasoja me përmbytje, bllokime kanalizimesh, në ndërprerje të energjisë apo pengesa në marrjen e detyrës nga ana e stafit, në të gjitha vendndodhjet e sistemit penitenciar në terren.
Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë hartuar e miratuar me kohë planet e emergjencave e planet e bashkëveprimit me institucionet vendore, komisariatet e policisë, si dhe shërbimet zjarrfikëse me qëllim menaxhimin me sukses të çdo emergjence që mund të krijohet.
E gjithë trupa e Policisë së Burgjeve dhe strukturat jopolicore është e trajnuar edhe për këto eventualitete, rrjedhimit punonjësit e të gjitha niveleve janë të gatshëm për përballimin e emergjencave civile.
Kemi marrë të gjitha masat për mbajtjen në gatishmëri të gjeneratorëve, rezervave në karburante, ushqime, medikamente dhe mjete komunikimi.
<?php echo do_shortcode(‘
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.