Ministria e Drejtësisë workshop 2-ditor për reformat e rëndësishme me Euralius - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/02/2020

Ministria e Drejtësisë workshop 2-ditor për reformat e rëndësishme me Euralius

 

Së bashku me Euralius, Ministria e Drejtësisë finalizuan me sukses workshopin 2-ditor për reformat e rëndësishme të Ministrisë së Drejtësisë. Ndamë me misionin Euralius arritjet dhe sfidat e vitit 2019 dhe vendosëm prioritetet tona reformuese për vitin 2020.
Veprimtaria kryesor e Ministrise së Drejtësisë do të jetë e fokusuar tek: Reforma në Drejtësi; Antikorrupsioni; Integrimi Europian; Forcimi i sigurisë dhe lufta ndaj krimit të organizuar dhe ndërkombëtar dhe Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.
Ministria e Drejtësisë dhe Euralius do të thellojnë bashkëpunimin gjatë vitit 2020 për ngritjen e kapaciteteve të stafit të Ministrisë, me qëllim përgatitjen sa më të mirë për hapat e rinj që na presin drejt integrimit në BE.