Ndoshta 100 ditë janë pak, por dëshmojnë mjaftueshëm për vullnetin e reformave të ndërmarra nga kjo qeveri, për të kapur kohën e humbur, në këto 20 vjet kur vetëm jemi zvarritur.
Ne do të ndërtojmë një sistem drejtësie të pavarur dhe të besueshëm, në bazë të Kushtetutës, në bazë të ligjit, në bazë të lirive dhe të drejtave themelore të qytetarit, në bazë të përpjekjes sonë për t’u integruar në Familjen Evropiane.
Askush të mos jetë mbi ligjin!
Të gjithë të barabartë përpara ligjit!
Një ligj i respektuar nga të gjithë!
Kjo është motoja jonë.
Për përmbushjen e prioriteteve kemi hartuar strategjinë antikorrupsion në sistemin e drejtësisë ku përfshihen gjithë aktorët pjesë e tij.
Ne kërkojmë :
Që në ditët e para ne lançuam portalin e denoncimeve online “Stop korrupsionit në drejtësi”.
Ky portal është një garanci më shumë për secilin qytetar që ka kurajon të denoncojë:
Që nga dita e lançimit të tij, portali ka regjistruar rreth 500 ankesa dhe denoncime. Kjo tregon qartë, nga njëra anë, për problematikën që ka sot sistemi i drejtësisë dhe nga ana tjetër tregon rikthimin e besimit të qytetarëve dhe shoqërisë civile te qeverisja e tyre.
Ne nuk jemi ndalur vetëm këtu, por kemi vijuar me ndryshime ligjore për ta luftuar korrupsionin si fenomen të përhapur gjerësisht.
Në këtë kuadër po marrim të gjitha masat duke propozuar që veprat penale të korrupsionit të hetohen dhe gjykohen nga prokuroria dhe gjykata e krimeve të rënda.
Ne do ta luftojmë korrupsionin me të njëjtat mjete siç luftojmë organizatat dhe bandat kriminale.
Ne kemi vullnet për ta bërë këtë, pasi për këtë kemi marrë besimin tuaj në 23 Qershor.
Ne nuk do të ndalemi këtu, por do të vazhdojmë të përdorim ligjin antimafia për të sekuestruar dhe konsfiskuar çdo pasuri të fituar me korrupsion dhe mjete të tjera të paligjshme.
Ne do të vazhdojmë të dekurajojmë në maksimum korrupsionin si fenomen , nëpërmjet marrjes së masave legjislative dhe zbatuese.
Për të kryer të gjitha këto reforma, Ministrisë së Drejtësisë i janë akorduar rreth 15 milion dollarë më shumë se buxheti elektoral i vitit 2013, çka tregon për rëndësinë e madhe dhe prioritare që ka sistemi ynë i drejtësisë.
Buxheti i vitit 2014 do të jetë buxheti i reformave të rëndësishme në drejtim të:
Edhe pas 100 ditëve do të vazhdojmë me reformat e nisura, pasi kemi një maxhorancë të konsoliduar, kemi një program qeverisës të mbështetur në një vizion dhe politika të reja.
Arritjet e mëdha kërkojnë ambicie të mëdha!
Ne e kemi këtë ambicie, por mbi të gjitha kemi një ekip qeverisës që punon dhe mendon si një skuadër, si dhe një mbështetje të qytetarëve shqiptarë si asnjëherë tjetër në këto 20 vjet.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.