TAKIM I NIVELIT TË LARTË MBI PROCESIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN

Ditën e martë, datë 26 prill 2022 u mbajteën dy takime të nivelit të lartë me drejtuesit e institucioneve anëtare të GNPIE për kapitullin “Kriteri Politik” dhe Kapitullin  23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”.

Nën moderimin e negociatorit për kapitullin Kriteri Politik” dhe Kapitullin  23, znj. Adea Pirdeni, Zëvendësministre e Drejtësisë me pjesëmarrjen e Ministrit të Drejtësisë z. Ulsi Manja dhe të Kryenegociatorit për Aderimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian z. Zef Mazi në këtë takim u nënvizua rëndësia e koordinimit të ngushtë ndërinstitucional me qëllim arritjen e objektivit të përbashkët atë të progresit në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij Ministri i Drejtësisë, z. Manja nënvizoi rolin kyç të Ministrisë së Drejtësisë si institucion lider për Kriterin Politik dhe Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore” dhe theksoi domosdoshmërinë e koordinit aktiv me strukturat përgjegjëse në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashme si dhe Zyrën e Kryenegociatorit. Një theks të veçantë ministri Manja I vendosi rëndësisë së angazhimit të burimeve njerëzore të mirëkualifikuara dhe dedikuara për ndjekjen e këtij procesi teknik kompleks si dhe solli praktikën e mire të institucionit që ai përfaqëson me krijimin e një drejtorie të specializuar për integrimin dhe negociatat.

 

Kryenegociatori z. Mazi përveçse relatoi në detaj procesin dhe hapat që pritet të ndiqen, theksoi se koordinimi në kohë reale midis institucioneve si dhe procesi i screening dhe  “Përgatitja për takimet dypalëshe në kuadër të Kapitullit 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe Kriterit Politik kanë një rëndësi thelbësore për mbarëvajtjen e kërij procesi.