Strategjia Ndërsektoriale e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit 2024-2030

Në vijim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, për herë të parë Qeveria Shqiptare me vendimin nr.729, datë 13.12.2023, të Këshillit të Ministrave miratoi Strategjinë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030, në përputhje me prioritetet dhe programin e Qeverisë Shqiptare.

Zbatimi i SNMVK 2024-2030 dhe konsolidimi i drejtësisë penale, nëpërmjet marrjes së masave konkrete për të informuar, mbrojtur dhe mbështetur viktimat e krimit dhe anëtarët e familjeve të tyre do të kontribuojë në uljen e rreziqeve të viktimizimit nga krimi, të viktimizimit dytësor dhe i përsëritur duke mundësuar një shoqëri të paqtë dhe në harmoni dhe duke rritur besimin e publikut në përgjigjësi dhe të viktimave në veçanti, tek sistemi i drejtësisë dhe agjencitë ligjzbatuese.

Lidhur me zbatimin e kësaj strategjie, Ministria e Drejtësisë, në cilësinë e institucionit udhëheqës monitoron zbatimit e masa/aktiviteteve nga institucionet bashkëzbatuese.

Njoftime

Baza Ligjore

Dokumenta Strategjik