Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, vizitë në Qarkun e Elbasanit - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 12/12/2017

Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj, vizitë në Qarkun e Elbasanit

Ministrja e Drejtësisë, Znj. Etilda Gjonaj zhvilloi sot, date 21 dhjetor një vizitë pune në qytetin e Elbasanit ku bëri një inspektim në të gjitha institucionet në varësi të Ministrisë së Drejtësisë. Përgjatë takimeve znj. Gjonaj theksoi se shërbimi cilësor dhe i shpejtë ndaj qytetarit është jo vetëm prioritet i Ministrisë së Drejtësisë por edhe i saji personalisht.