Referuar urdhrit Nr. 113 datë 30.08.2019 të Kryeministrit, Ministria e Drejtësisë në cilësinë e institucionit kryesues për kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” dhe “Kriteri Politik” është duke ngritur dhe organizuar tryezat e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian për kapitujt e mësipërm.
Organizimi i tryezave të bashkëpunimit synon që të rrisë ndërgjegjësimin publik për procesin e anëtarësimit dhe të informojë mbi hapat dhe fazat që do të ndiqen gjatë negociatave.
Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë duke e vlerësuar si një proces madhor dhe tepër të rëndësishëm për vendin, në të cilin kërkohet një përfaqësim gjithëpërfshirës nga partnerët publikë dhe privatë, fton grupet e interesit të marrin pjesë në tryezat e diskutimit dhe këshillimit sipas përcaktimeve referuar Urdhri bashkëlidhur.
Janë të ftuar të gjithë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike dhe mediave, të cilët kanë interes të veçantë dhe mund të japin ekspertizën e tyre në fushën e gjyqësorit, antikorrupsionit dhe të drejtave te njeriut.
Sipas përcaktimeve të kreut III.2 të Urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për t`u bërë pjesë e tryezave të diskutimit dhe këshillimit kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi si dhe CV të personit apo të grupimit që përfaqëson, sipas formatit bashkëlidhur.
Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje brenda datës 31 maj 2022 në adresën elektronike roberto.frroku@drejtesia.gov.al, ku të jenë specifikuar eksperiencat e mëparshme si dhe ekspertiza specifike që mund të ofrohet për procesin e integrimit evropian dhe konkretisht lidhur me fushat që mbulon Kapitulli 23 “Gjyqësori dhe të drejtat Themelore”.
Template CV and Expression of interest
01-Urdhri-i-KM-Nr.113-dt.30.08.2019-PPIE
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.