Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave është krijuar rishtazi në formën e një drejtorie, si tregues i një fokusi të veçantë që Ministria e Drejtësisë i kushton procesit të integrimit evropian në tërësi. Kjo drejtori është pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave dhe Projekteve në fushën e Drejtësisë, Integrimit dhe Negociatave dhe ka për mision realizimin e detyrave si më poshtë vijon:
Drejtoria e Integrimit dhe Negociatave ka në përbërjen e saj dy sektorë:
Sektori i Integrimit Evropian ka këto detyra:
– Ndjek procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, në kuadër të Kriterit Politik dhe Kapitullit 23 të acquis “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, si dhe për kapitujt e tjerë ku Ministria e Drejtësisë është institucion kontribues (kapitulli 1, 3, 4, 7, 11, 18, 20, 24, 27, 28, 31, 32) si dhe Kriterin Ekonomik;
– Përgjigjet për përmbushjen e detyrimeve institucionale në kuadër të Integrimit Evropian;
– Mbikëqyr dhe informon mbi zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit;
– Koordinon procesin “screening” për evidentimin e mangësive të legjislacionit shqiptar (analiza e mangësive ligjore dhe tabelat e përputhshmërisë) sipas udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse për Evropën dhe Punët e Jashtme;
– Ndjek procesin e vlerësimit të mangësive të kapaciteteve institucionale dhe administrative të Kapitullin 23 të acquis “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore”, si dhe çdo kërkesë tjetër specifike sipas udhëzimeve të ministrisë përgjegjëse për Evropën dhe punët e jashtme;
– Koordinon, ndjek dhe finalizon kontributet e Qeverisë Shqiptare për Raportin e Komisionit Evropian, Komitetin e Stabilizim Asociimit, nënkomitetin e Drejtësisë, Lirisë dhe Sigurisë, nënkomitetet të tjera BE-Shqipëri; si dhe të çdo informacioni apo kontributi në lidhje me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian;
– Koordinon, ndjek dhe finalizon procesin e hartimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian, si dhe kryen monitorimin e tij, pas miratimit nga Këshilli i Ministrave;
– Koordinon procesin e përgatitjes për takimet bilaterale Bashkimi Evropian –Shqipëri;
– Organizon zhvillimin e takimeve të Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian;
– Ndjek dhe informon mbi të gjitha dokumentat/raportet/studimet apo udhëzuesit e Agjencisë Europiane të të Drejtave Themelore.
Sektori i Mbështetjes dhe Asistencës në Procesin e Negocimit ka këto detyra:
– Përgatit materialet në kuadër të takimeve që kryen negociatori i Kapitullit 23 të acquis “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, me misionet ose përfaqësitë e huaja apo me asistenca dhe projekte të huaja;
– Ndjek të gjitha komunikimet lidhur me përgatitjen e procesit të negociatave të anëtarësimit dhe mbikëqyr përgatitjen e materialeve për përmbushjen e objektivave në procesin e negociatave;
– Bashkëpunon me Zyrën e Kryenegociatorit, ministrinë përgjegjëse për Evropën dhe punët e jashtme, Kryeministrinë, si dhe me të gjitha institucionet e linjës në kuadër të përgatitjes për procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian;
– Përgatit materiale dhe raportime për Zyrën e Kryenegociatorit, si dhe ministrinë përgjegjëse për Evropën dhe punët e jashtme;
– Ndjek procesin e trajnimeve mbi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian;
– Organizon takime dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e Kapitullit 23;
– Merr pjesë në takimet e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Integrimin Evropian;
– Monitoron detyrimet që lindin nga marrëveshjet me Bashkimin Evropian, si dhe aktivitete të tjera ndërkombëtare;
– Bashkëpunon me shoqërinë civile, komunitetin e biznesit, botën akademike në kuadër të platformës së parteneritetit për integrimin evropian.
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.