Draft-Raporti Tremujor i Monitorimit të SNKK për periudhën janar-mars 2020

Bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 247, datë 20.03.2015 “Për Miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit për periudhën 2015-2020”, Ministria e Drejtësisë, në rolin e Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, ka hartuar draftin e Raportit Tremujor të Monitorimit, për periudhën janar-mars 2020. Draft-raporti i monitorimit është hartuar mbi bazën e kontributit të dhënë nga të gjitha institucionet e përfshira në Planin e Veprimit 2018 – 2020, në zbatim të Strategjisë Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit 2015 – 2020.

 

Në mbështetje të proçesit të monitorimit, Ministria e Drejtësisë vlerëson dhe mirëpret komentet/sugjerimet mbi draftin e Raportit të Monitorimit, bashkëlidhur, brenda ditës së premte, datë 12 qershor 2020, në adresën elektronike: Enida.Qoli@drejtesia.gov.al.

Draft-Raporti Tremujor i Monitorimit të SNKK për periudhën janar-mars 2020