Komisioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale është organ këshillimor pranë Ministrit të Drejtësisë, i krijuar për shqyrtimin e ankesave dhe kërkesave të të burgosurve dhe personave të tjerë të interesuar, duke garantuar respektimin e të drejtave ligjore dhe kushtetuese gjatë procesit të ekzekutimit të vendimeve penale.
Komisioni organizohet dhe funksionon në përputhje me parashikimet e ligjit nr.79/2020, “Për ekzekutimin e vendimeve penale” dhe të Vendimit nr. 434, datë 15.7.2021 “Për përcaktimin e kritereve për zgjedhjen e anëtarëve si dhe rregullave të hollësishme për organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale” të Këshillit të Ministrave.
Përbërja aktuale e Komisionit është si vijon:
Veprimtaria e Komisionit konsiston në kryerjen e verifikimeve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, këqyrjen e dokumentacionit dhe mjediseve të tyre, nëpërmjet kryerjes së monitorimeve lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut dhe kushtet e trajtimit të të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në zbatim me ligjin. Gjithashtu Komisioni kontakton me personat e burgosur dhe kryen takime me ta duke shqyrtuar ankesat dhe kërkesat e tyre.
Krahas ankesave dhe kërkesave të të burgosurve, shqyrton edhe ato të qytetarëve dhe të personelit të institucionit. Komisioni koordinon veprimtarinë e tij me Avokatin e Popullit, për të shkëmbyer informacione me qëllim garantimin e të drejtave ligjore dhe kushtetuese në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.
Veprimtaria e Komisionit që prej konstituimit, përfshirë edhe vitin 2024, konsiston në zhvillimin e 19 mbledhjeve, kryerjen e 5 vizitave monitoruese, konkretisht në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Lezhë, Qendrën Spitalore të Burgjeve, Institutin e të Miturve Kavajë, Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale “Ali Demi” dhe Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Pojskë, si dhe trajtimin e kërkesë ankesave të paraqitura në adresë të Komisionit.
© Ministria e Drejtësisë 2025 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.