Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, të paragrafit 2, të nenit 7 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të pikës 3 të nenit 6/4 të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, të Urdhrit nr. 1510, datë 25.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për kriteret dhe procedurat e organizimit të testimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat administrative” dhe të Urdhrit nr. 1477, datë 24.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e strukturave dhe organikave të gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit”, Ministria e Drejtësisë, shpall të lirë pozicionin e punës, si më poshtë:
Pozicioni: NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË VLORË – 2 VENDE
NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË SHKODËR – 2 VENDE
Të gjithë të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për pozicionin e lirë të përmendura më lart, duhet të depozitojnë dokumentet përkatëse, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, brenda datës 20.04.2015.
Për procedurën e organizimit të testimit, klikoni në linkun që vijon:
Urdhër Ministri nr. 1509 date 25.02.2015
Urdhër Ministri nr. 1510 date 25.02.2015
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.