SHPALLJE TË VËNDIT TË LIRË TË PUNËS PËR POZICIONIN NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË DHE NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË APELIT TIRANË
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102 të Kushtetutës, të paragrafit 2, të nenit 7 të ligjit nr. 8678, datë 14.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar dhe të pikës 3 të nenit 6/4 të ligjit nr. 49/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, të Urdhrit nr. 1510, datë 25.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për kriteret dhe procedurat e organizimit të testimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në gjykatat administrative” dhe të Urdhrit nr. 1477, datë 24.02.2015, të Ministrit të Drejtësisë “Për miratimin e strukturave dhe organikave të gjykatave të shkallës së parë dhe gjykatave të apelit”, Ministria e Drejtësisë, shpall të lirë pozicionin e punës, si më poshtë:
Pozicioni: NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË TIRANË – 8 VENDE
NDIHMËS LIGJOR NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË APELIT TIRANË – 7 VENDE
Të gjithë të interesuarit, të cilët do të aplikojnë për pozicionin e lirë të përmendura më lart, duhet të depozitojnë dokumentet përkatëse, drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, brenda datës 26.03.2015.
Për procedurën e organizimit të testimit, klikoni në linkun që vijon:
Urdher Ministri nr. 1509 date 25.02.2015
Urdher Ministri nr. 1510 date 25.02.2015
© Ministria e Drejtësisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.