Njoftim mbi provimin për pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë

Në mbledhjen e datës 16.05.2015, Komisioni ad hoc shqyrtoi ankesat për ndihmës ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe në përfundim vendosi të hartojë listën përfundimtare me kandidatët që përmbushin kriteret e përgjithshme dhe të veçanta, për t’iu nënshtruar procedurës së konkurrimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kuadrin ligjor në të cilin do të mbështetet hartimi i tezave të vlerësimit me shkrim.

Njëkohësisht Komisioni ad hoc në këtë mbledhje vendosi të miratojë fondin e pyetjeve në të cilat do të bazohet provimi si dhe datën e zhvillimit të provimit për pozicionin e ndihmësit ligjor në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, data 31.05.2015, ora 14.00, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë.

Baza ligjore referuese për pyetjet

Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar