» Gjirokastra është qyteti i rradhës që i bashkohet marrëveshjes për zbatimin e masave alternative për të miturit në konflikt me ligjin.
Postuar më: 04/05/2019

Gjirokastra është qyteti i rradhës që i bashkohet marrëveshjes për zbatimin e masave alternative për të miturit në konflikt me ligjin.

Gjirokastra është qyteti i rradhës që i bashkohet zbatimit në praktikë të Kodit të Drejtësisë Penale për të Miturit, për të trajtuar pranë komunitetit, duke u angazhuar në programe të posaçme socializuese në qendrat sociale të Bashkisë, të miturit që kanë probleme të lehta me ligjin.

Zvendësminitri i Drejtësisë, z. Gogu dhe Kryetarja e Bashkisë Gjirokastër, znj. Rami, kanë nënshkruar marrëveshjen për zbatimin e masave alternative të shmangies nga ndjekja penale e të miturve në konflikt me ligjin.

Kjo marrëveshje iu jep mundësi të miturve që kanë kryer një vepër të lehtë penale të korrigjohen, këshillohen, informohen djhe udhëzohen se si mund të përmirësojnë sjelljen, se si mund të riparojnë dëmin e shkaktuar apo se si mund të pajtohen me viktimën nëpërmjet zbatimit të masave alternative të shmangies nga ndjekja penale.

Falenderojmë përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, z. Roberto De Bernardi, Kryetaren e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, znj. Alma Tandili, përfaqësues nga Policia, Shërbimi i Provës, si dhe OJF-të që ushtrojnë aktivitetin në qytetin e Gjirokastrës të cilët ishin të pranishëm në momentin e firmosjes së marrëveshjes.