Arratisja nga burgu i Drenoves, Ministri Naço masa ndaj punonjesve te SHKBB-se. - Ministria e Drejtësisë
Postuar më: 26/11/2013

Arratisja nga burgu i Drenoves, Ministri Naço masa ndaj punonjesve te SHKBB-se.

Në zbatim të ligjit nr.9397, datë 12.05.2005, “ Për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm së Sistemin e Burgjeve” neni 10 “pika 2”, dhe duke marrë shkas nga ngjarja e ndodhur më datë 23.11.2013 në I.E.P.V. Korçë, ngjarje e cila tregon neglizhencë të theksuar në kryerjen e detyrave funskionale dhe mungesë profesionalizmi në punë për njohje të situatës operative kriminale, Ministri i Drejtësisë, Z. Nasip Naço urdhëroi:

Shkarkimin si dhe nisjen e procedurave për kallzim penal, referuar nenit 248 “Për shpërdorim detyre”, të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, për personat e mëposhtëm:

  1. Pirro Dungu, me detyrë Përgjegjës në Sektorin e D.P.A-së, në Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  2. Polikron Balliu, me detyrë Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Si dhe lirimin nga detyra të personave të mëposhtëm:

  1. Haxhi Damzi, me Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  2. Gjergj Luca, Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  1. Besmir Paja, Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  2. Eduard Hasanaj, Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  3. Agron Dhoska, Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  4. Etleva Babameto, me detyrë Specialiste Analize/ Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  5. Sadik Lika, Specialist (inspektor) i zyrës së kartotekës në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  6. Sokrat Turtulli, me detyrë Ndihmës-Inspektor në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.
  7. Orland Reçi, me detyrë Inspektor në Sektorin e Teknikës dhe Vëzhgimit, në  Drejtorinë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Personat e lartpërmendur vihen në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në zbatim të Ligjit Nr.9397, datë 12.05.2005, “Për shërbimin e Kontrollit të Brendshëm së Sistemin e Burgjeve”, neni 13 “Sistemimi në detyrë pas lirimit nga SH.K.B.B”.

  • TË REJAT E FUNDIT