Evis Fico
Drejtor Kabineti

Znj. Evis FICO ushtron detyrën e Drejtores së Kabinetit në Ministrinë e Drejtësisë. Më herët ka
mbajtur detyrën e Këshilltares së Ministrit të Drejtësisë duke dhënë kontribut të drejtpërdrejtë në
marrëdhëniet me parlamentin, si dhe raportimet në organe ndërkombëtare.
Ajo është anëtare e Delegacionit përfaqësues të Shqipërisë në Grupin e Shteteve kundër
Korrupsionit (GRECO).
Znj. Fico është diplomuar në Drejtësi nga Universiteti Kombëtar dhe Kapodistrian i Athinës, Greqi
ku është mbajtëse e titullit Master në Shkenca Politike “Studime të Europës Juglindore”, një
program i Paktit të Stablitetit.
Krahas karrierës profesionale ka vijuar studime të thelluara të nivelit Evropian, duke përfunduar
Shkollën Shqiptare të Studimeve Politike (në vitin 2008) dhe kryerjen e një specializimi në Letoni,
“Për Drejtësi dhe Ekonomiks”, në Riga School of Law në vitin 2017.
Portofoli i saj profesional mban një eksperiencë të gjatë prej 15 vitesh në administratën publike
kryesisht në fushat e marrëdhënieve të punës, migracionit, të drejtave të njeriut dhe pakicave
kombëtare, etj.
Ekspertiza e saj është vlerësuar nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në vitin 2010, si raportuese
e institucionit në grupin ndërinstitucional të punës për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.
Znj.Fico ka spikatur si eksperte/konsulente juridike në fushat e migracionit, punësimit, të drejtave
të njeriut, të drejtave sociale dhe të tjera, jo vetëm në nivel ekzekutiv të zbatimit të politikave por
edhe në atë të hartimit të tyre, si propozuese dhe bashkëhartuese e një sërë ndryshimesh në
legjislacion dhe hartimin e strategjive, analizave të politikave dhe advokimit të tyre.
Në eksperiencat e saj renditet edhe puna si hulumtuese, pedagoge e jashtme në Fakultetin e
Drejtësisë në Universitetin Publik të Tiranës, si dhe konsulente projektesh.
Gjithashtu, znj. Fico mban titullin Avokat nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë prej vitit 2007. Ajo
është zotëruese e shkëlqyer e gjuhëve Anglisht, Greqisht dhe Italisht.