Elena Xhina
Këshilltare e Ministrit

Znj.Elena Xhina
Mban pozicionin e Këshilltares së Ministrit të Drejtësisë që nga muaji shtator 2021. Prej dhjetorit 2017 ka qenë Deputete e Kuvendit të Shqipërisë. Prej 10 vitesh ka ushtuar profesionin e Avokates pranë Dhomës së Avokatisë Elbasan dhe në periudhën 2015-2017 ka ushtruar detyrën e nën – kryetares së Qarkut Elbasan. Prej gati 15 vitesh jep mësim në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, si pedagoge e jashtme, lektore e lëndëve të së drejtës. Është diplomuar për Drejtësi në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, në vitin 2001, me titullin “Juriste”. Më pas ka marrë titullin Avokat dhe atë të Ndërmjetësit. Në vitin 2016 ka marrë titullin “Doktor Shkencash”. Ka një karrierë të pasur në fushën e jurisprudencës, si dhe në fushën akademike. Është autore e një sërë punimesh shkencore, autore e dy librave dhe ka marrë pjesë vazhdimisht në konferenca shkencore, trajnime me fokus të drejtën.