Deklarata për shtyp – Ministria e Drejtësisë

DEKLARATË E PËRBASHKËT E MINISTRIT TË DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ULSI MANJA DHE E MINISTRIT TË DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË CARLO NORDIO
Ne, Ministri i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë dhe Ministri i Drejtësisë i Republikës së Italisë, u takuam sot në Tiranë në kuadrin e marrëdhënieve tona të shkëlqyera dypalëshe.
Në bisedimet tona njohëm rëndësinë e aktiviteteve të përbashkëta të nisura tashmë nga administratat përkatëse në bazë të marrëveshjeve ekzistuese të lidhura më parë. Gjithashtu vendosëm që të zhvillojmë bashkëpunimin në fushën e legjislacionit, të bashkëpunimit gjyqësor, të funksionimit të institucioneve gjyqësore, të mbikëqyrjes së profesioneve të lira, të ekzekutimit të dënimeve, të administrimit të burgjeve dhe në trajnimin e personelit të burgjeve.
Në këtë drejtim kemi rënë dakord që të bashkërendojmë çdo përpjekje për:
a. forcimin dhe përmirësimin e mundshëm të mjeteve të bashkëpunimit gjyqësor;
b. zbatimin e protokolleve operative që rrjedhin nga zbatimi i konventave ndërkombëtare dhe të Bashkimit Evropian;
c. shkëmbimin e përvojës në hartimin e akteve ligjore dhe nënligjore, në lidhje me veprimtarinë që është në kompetencën e tyre, të nevojshëm për të siguruar funksionimin dhe efikasitetin e sistemeve gjyqësore në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe të organizatave ndërkombëtare, ku marrin pjesë të dyja vendet;Në kuadrin e parashikimeve të bëra në Memorandumin e Mirëkuptimit të muajit dhjetor 2017, vendosëm t’i japim përparësi ndihmës juridike të ndërsjellë në luftën kundër krimit të organizuar transnacional dhe terrorizmit ndërkombëtar; kundër pastrimit të kapitaleve të paligjshme; në luftën kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe të drogës.
Në sektorin e burgjeve, mirëpritëm rifillimin e transferimeve të personave të dënuar, me një kontigjent të dënuarish me kombësi shqiptare në institucionet italiane të vuajtjes së dënimit, të kthyer në Shqipëri, me shpresën e rritjes së numrit të tyre në të ardhmen. Ramë dakord gjithashtu, që administratat përkatëse të burgjeve, të vazhdojnë e t’i japin rrugë transferimit të të dënuarve në vendet e tyre të origjinës, për të zbatuar konkretisht parashikimet e Konventës së Strasburgut të vitit 1983, të Marrëveshjes dypalëshe të Mirëkuptimit, nënshkruar në Romë më 23 prill 2002, dhe të Protokollit dypalësh të Mirëkuptimit, nënshkruar në Tiranë më 15 shkurt 2017.
Me qëllimin, për të nxitur rritjen e efikasitetit në lidhje me pikat e mësipërme, ramë dakord që të organizohen, me ndihmën dhe pjesëmarrjen e magjistratit ndërlidhës italian, takime periodike ndërmjet zyrave kompetente të administratave tona përkatëse, përgjegjëse për bashkëpunimin gjyqësor, ku të shqyrtohen raste konkrete, situata komplekse dhe çështje interpretuese që dalin edhe pas çdo ndryshimi ligjor në nivel kombëtar.
Së fundi ramë dakord për mundësinë e përditësimit dhe integrimit të Memorandumit dypalësh të Mirëkuptimit të vitit 2017 dhe për të nisur negociatat në lidhje me temat e mëposhtme:
i. formalizimi i parimit procedural Ne bis in idem në bashkëpunimin tonë;
ii. paraqitja e një instrumenti për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale, të ngjashëm me urdhërarrestin evropian, i cili mund të zëvendësonte atë tradicional të ekstradimit.
Tiranë më 3 tetor 2024

The post DEKLARATË E PËRBASHKËT E MINISTRIT TË DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ULSI MANJA DHE E MINISTRIT TË DREJTËSISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË CARLO NORDIO appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Deklaratë e Ministrisë së Drejtësisë mbi riatdhesimin me sukses të zemrës të të ndjerit Saimir Sula
Deklaratë

Përfundon me sukses procesi për riatdhesimin e zemrës për të ndjerin Saimir Sula

Në vijim të deklaratës për shtyp të Ministrisë së Drejtësisë në lidhje me çështjen e kërkesës së znj. Majlinda Sula për kthimin e zemrës së vëllait të ndjerë Saimir Sula, nga Barcelona (Spanjë) në Shqipëri, njoftojmë se:

Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës dhe Prokuroria e Përgjithshme në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë realizuan me sukses procesin e riatdhesimit të zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në datën 15 korrik 2023 pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Ministria e Drejtësisë në cilësinë e koordinatorit të procesit, Prokuroria e Përgjithshme në cilësinë e autoritetit kompetent, në bashkëpunim me autoritetet spanjolle të drejtësisë informojnë mediat dhe opinionin publik se, ditën e sotme ka përfunduar me sukses procesi për kthimin e zemrës të të ndjerit z. Saimir Sula në Shqipëri.

Më datë 12 korrik 2023 një grup përfaqësuesish nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme, Instituti i Mjekësisë Ligjore, përfaqësuesi i Ambasadës Shqiptare në Madrid, kanë marrë në dorëzim nga pala spanjolle, organin (zemrën) e të ndjerit Saimir Sula dhe kanë përfunduar të gjithë procedurën e nevojshme sipas standardeve të parashikuara në aktet ndërkombëtare dhe legjislacionin procedurial – penal të të dy vendeve.

Transporti për në Shqipëri është kryer konform procedurës së përcaktuar dhe për transportin e zemrës janë përdorur mjetet e fundit teknologjike për procedura të tilla me vështirësi teknike.

Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle, por vetëm në maj 2023 u mor vendimi nga Gjykata 16 e Barcelonës për lejimin e riatdhesimit të organit (zemrës). Prokuroria e Tiranës në kohë rekord nga momenti i njoftimit të këtij vendimi në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Përgjithshme morën masat për realizimin e procedurës së riatdhesimit të zemrës. Prokurori i çështjes, njëkohësisht, në përmmbushje të detyrimeve ligjore njoftoi familjarët për praninë gjatë procesit të riatdhësimit.

Duke marrë në konsideratë ndjeshmërinë publike të këtij rasti, Ministria e Drejtësisë ka qenë në koordinim të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle për të garantuar riatdhesimin e organit (zemrës). Nga ana tjetër, Ministria e Drejtësisë ka informuar vazhdimisht në mënyrë transparente familjarët, konform kufizimeve ligjore, sekretit hetimor, në kushtet ku çështja është në proces nga Prokuroria e Tiranës.

Ne e mirëkuptojmë emocionalitetin dhe dhimbjen e familjarëve dhe në rastin konkret MD vetëm lehtëson procesin në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Ministria e Drejtësisë ka kryer detyrën e saj në këtë proces si autoritet qendror, me transparencë të plotë, ndjenjë të lartë përgjegjësie dhe humanizmi. Nga ky moment i takon Prokurorisë së Tiranës dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore, të kryejnë të gjitha veprimet hetimore të mëtejshme.

Gjejmë rastin të falënderojmë edhe autoritetet e drejtësisë spanjolle, të cilët kanë përshpejtuar dhe mbështetur deri në realizimin me sukses të riatdhetësimit të organit (zemrës) të të ndjerit Saimir Sula.

The post Deklaratë e Ministrisë së Drejtësisë mbi riatdhesimin me sukses të zemrës të të ndjerit Saimir Sula appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Deklarata e Ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja në konferencën për shtyp me gazetarët.
Përshëndetje

Jam këtu sot para jush për herë të parë për këtë vit, për të vijuar me rastet e denoncimit të korrupsionit kallëzuar nga Drejtoria Antikorrupsion. Meqë po sot ka dalë dhe raporti i Amnesty Internacional mbi perceptimin e korrupsionit, dua të them se kemi filluar ta studiojmë me hollësi dhe seriozitet. Eshtë një shtysë më shumë për punën tonë, megjithëse sigurisht shtysa e parë është shërbimi ndaj vendit dhe shqiptarëve. Do të desha që kjo të vlente edhe për të tjerë aktorë dhe faktorë.

Duke u kthyer në arsyen pse jemi këtu sot, më lejoni fillimisht të bëj një përmbledhje me pak shifra të dy muajve të parë të punës së Drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë që përkon me nëntor-dhjetor 2021:

Gjithsej denoncime janë rreth 200

Kallëzime penale janë 11. Masa administrative janë 48.

Për më shumë, nëse do keni pyetje mund t’i sqaroj në fund të konferencës.

Vazhdojmë.

Ajo çka desha të ndaj me ju sot ka të bëjë me degë të ndryshme të agjencisë së legalizimeve. Nëse do të përdor paksa letërsi do të thosha se nëse presim një kokë, dalin pesë të tjera, si hidra. Eshtë institucioni ku pjestarët e Drejtorisë Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, mjafton të tërheqin një denoncim nga tavolina dhe me të gjitha gjasat aty do të ketë parregullsi që kërkojnë hetim.

Fillojmë me Drejtorinë Vendore të Agjencisë shtetërore të Kadastrës në Durrës.

Që në fillim të herës po them se kemi çuar si masë për shkarkim nga detyra, pothuajse të gjithë drejtorinë, pra praktikisht kemi referuar shkrirjen e saj duke filluar; nga Drejtori i DVASHK Durrës, tek Përgjegjësi i sektorit të legalizimeve, Përgjegjesi i sektorit të Hartografisë dhe Rregjistrimit, Specialisti i sektorit të Hatografisë dhe Rregjistrimit, Përgjegjësi i sektorit të Kalimit të Pronësisë si dhe 10 Specialistë të tjerë të kësaj drejtorie.

Janë 215 dosje për legalizim objektesh që janë marrë në shqyrtim nga inspektorët tanë (vetëm për periudhën gusht-tetor 2021) ku ka rezultuar se në këto dosje mungonin pothuajse totalisht dokumentacionet më të rëndësishme. Një praktikë pune totalisht abuzive dhe fiktive, pa vetëdeklarime për legalizim nga subjektet, pa akte evidentimi në terren, pa kartelë të pasurisë apo statusit juridik, pa harta treguese, pa ortofoto, etj shkelje. Për mua është një guxim i madh, një kompani e gjithë në shkelje, nga drejtori deri tek specialistët, të sinkronizuar si çetë kaçakësh me rroga shtetërore e në mall të qytetarëve shqiptarë. Sa për dijeni:

A: Emetimi i lejes së legalizimit pa pasur në dosje dokumentacionin e plotë, është në kundërshtim me ligjin.

B) Emetimi i lejes së legalizimit përpara se të bëhet akti i evidentimit në terren, është në kundërshtim me ligjin.

C) Emetimi i lejes së legalizimit pa vërtetuar periudhën e ndërtimit pa leje, është në kundërshtim me ligjin.

D) Emetimi i lejes së legalizimit për objekte të pa qëndrushme, është në kundërshtim me ligjin.

Jo vetëm kaq. Por pasi Drejtoria Antikorrupsion ka tërhequr dosje dhe ka nisur kontrollet, DVASHK e Durrësit është përpjekur të ribëjë dosjen duke e plotësuar me të dhëna të ndryshuara. Kjo gjë e rëndon akoma më shumë, pasi institucioni që është objekt kontrolli nuk mund të bëjë asnjë riformulim të akteve të vëna të dispozicion të grupit të inspektimit.

Në lidhje me këtë raport, Ministria e Drejtësisë ka bërë tashmë kallëzimet penale përkatse si dhe po con dhe shtesa kallëzimesh për këto cështje. Gjithsej kemi konkluduar me një raport prej 386 faqesh për legalizimet e kryera nga ASHK Durrës për periudhën 3 mujore gusht-tetor 2021. Imagjinoni tani jo 3 muaj por 3 vite, e jo një drejtori por 22 drejtori vendore kadastre.

Rasti tjetër që desha të ndaj me ju sot, nga moria e rasteve që marrim në shqyrtim dhe referojmë në prokurori, i takon Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë. Në fakt janë dy raste që i përkasin shtetasve P.D dhe R.D (nuk kanë lidhje gjaku mes tyre) për të cilët është kallëzuar në Prokurori ish drejtori dhe ish përgjegjësi i sektorit të legalizimeve të ALUIZNI-t Sarandë në rastin e parë dhe Ish Drejtori bashkë me, Ish përgjegjësin dhe ish specialsitin e sektorit të legalizimeve të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Sarandë në rastin e dytë.

Në rastin e parë, pavarësisht vendimit të gjykatës Gjirokastër për pezullimin e procesit të legalizimit dhe kthimin në gjendjen fillestare të situatës, DVASHK ka vijuar me legalizimin e objektit dhe pajisen me lejen përkatëse.

Jo vetëm kaq, por krejt si në mall pa zot, objekti i legalizuar rezulton se nuk i plotëson kriteret urbanistike të parcelizimit dhe ndërtimit sipas studimit të miratuar, duke zënë me ndërtim pjesërisht sipërfaqe të 4 parcelave ndërtimore, si dhe duke zënë rrugën e parashikuar nga studimi urbanistik. Të gjitha këto janë qartësisht kritere që përjashtojnë legalizimin.

Rasti i dytë është sërish një kundërvënie ndaj një vendimi gjykate për sigurimin e masës së padisë mbi një objekt, por me sa duket zotërinjtë e këtyre agjencive e ndjejnë veten edhe mbi gjykatat, ndaj kanë vazhduar hesapet e tyre duke i dhënë qytetarit S.D lejen e legalizimit pavarësisht se godina e legalizuar prekte infrastrukturën rrugore.

Unë këto kisha për të ndarë me ju sot, duke shprehur edhe besimin tim të plotë në punën e prokurorisë për një reagim të shpejtë dhe efikas. Nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë Antikorrupsion do të ketë bashkëpunim të ngushtë dhe të pandërprerë në zbatimin e ligjit dhe çuarjen para drejtësisë të gjithë abuzuesve me besimin e shtetit dhe qytetarëve.

Faleminderit

The post Deklarata e Ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja në konferencën për shtyp me gazetarët. appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Manja: Së bashku me qytetarët, betejë Taxhim Ymerëve me vulë shteti që vendosin gjoba
Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja, në daljen e tij të parë para mediave që pas emërimit në këtë detyrë, ka bërë publike një prej rasteve të abuzimit me detyrën nga zyrtarë të shtetit, denoncuar nga qytetarët, zbardhur, faktuar dhe përcjellë në Prokurori nga Drejtoria Antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë. Sipas z.Manja është një rast ku qytetari nuk është nënshtruar nga presioni i Taxhim Ymerëve të AKU-së së Fierit, por i ka denoncuar pranë Drejtorisë së Antikorrupsionit.

Më poshtë deklarata e plotë e Ministrit të Drejtësisë

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë tuaj

Sot nis procesi i transparencës me publikun për punën e Njësisë Antikorrupsion të Ministrit të Drejtësisë.

Ky proces do të vazhdojë deri në fund të madatit të tretë dhe do të jetë një proces kapilar, profesional, me integritet të plotë dhe me tolerancë zero ndaj kujtdo që do na dalë përpara.

Rasti i sotëm, që po e përcjell para jush, është një nga 5 rastet e para, të cilin e kam zgjedhur dhe e kam ndarë nga të tjerët, sepse lidhet me një qytetar që nuk ka heshtur, nuk ka pranuar të japë rryshfet, nuk I është nënshtruar Taxhim Ymerit që i kërkonte bekajet, dhe që meriton gjithë mirënjohjen dhe falenderimin tim dhe të qeverisë shqiptare dhe të KM Edi Rama. Eshtë shembulli që duhet ndjekur nga të gjithë qytetarët dhe bizneset. Të mos heshtin përpara Taxhim Ymerëve që u dërgojnë edhe fjalë: Nesër do kaloj andej, bëje gati atë plaçkën.

Ne na takon ta provojmë me forcën e shembullit tonë dhe fakteve se qytetarët jo vetëm që nuk duhet të kenë frikë t’i denoncojnë Taxhimët strukur qosheve e zyrave të shtetit, por duhet ta bëjnë këtë të bindur se na kanë në krahë deri në fund.

Mos heshtni! Sepse heshtja është mbështetje për këta, ndërkohë që fjala është rreshtim kundër tyre.

Fjalët e thëna, ankesat e bëra, qarjet dhe sharjet mbasi ke paguar rryshfetin janë legjitime nga pikpamja humane, por nuk janë të denja nga pikëpamja qytetare, nuk janë të denja nga pikëpamja demokratike dhe as nga pikëpamja prindërore, sepse kemi përgjegjegjësi dhe për vendin që po ju trashëgojmë fëmijëve tanë, dhe nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes, zgjatet edhe litari, që sot është në këmbët e prindërve, nesër do të jetë në këmbët e fëmijëve.

Po ju sjell rastin për të cilin fola pak më sipër:

Qytetari është vendosur nën presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit, nuk ka pranuar të paguajë.

Qytetari u është kundërpërgjigjur taxhimëve të AKU-së që e kanë gjobitur me vulën e instituicionit shtetëror, duke lajmëruar Njësinë antikorrupsion dhe menjëherë ne jemi vënë në dispozicion dhe sot gjobëvënësit me maskën e shtetit, por që nuk përfaqësojnë shtetin dhe shtetarin, nuk përfaqësojnë aspak qeverinë e Shqipërisë, nuk përfaqësojnë këtë shumicë qeverisëse dhe besimin e dhënë tre herë me rradhë nga qytetarët, do t’u duhet të përballen me drejtësinë. Dhe nuk do ta kenë të lehtë.

Nuk mbaron me kaq.

Do të vendos në kallëzim edhe drejtuesin e tyre, si person në dijeni të paktën, sepse drejtuesit e këtyre agjensive dhe këtyre institucioneve nuk mund të bëjnë të paditurin për veprimet e këtyre inspektorëve. Nuk po akuzoj këtu drejtuesin, sepse drejtuesit jo domosdoshmërisht janë pjesë e këtyre gjobave të dhunshme, por sepse drejtuesit duhet ta dinë në kohë reale veprimtarinë e këtyre inspektorëve në terren dhe duhet të marin informacion të argumentuar për çdo gjobë që vihet, për proporcionalitetin e tyre në raport me aktivitetin tregtar që ushtrohet dhe shkeljen e bërë.

Mua nuk më rezulton që në rastin konkret, në këtë institucion të ketë një praktikë argumentimi të gjobave që ju vihen njerëzve. Ne disponojmë prova bindëse dhe gjithë arsyetimin profesional se këto inspektorë duhet të përgjigjen para ligjit, do me thënë përpara prokurorisë.

Ama nga ana tjetër duhet theksuar se pa qytetarin kjo nuk do të ishte e mundur.

Për të respektuar procedurën hetimore dhe për të mos paragjykuar hetimin e mëtejshëm të rastit në fjalë po mjaftohem me faktin se ngjarja ka ndodhur në datat 14 dhe 15.09.2021 në Fier, është e shoqëruar dhe me pamje filmike dhe inspektorët e kallëzuar janë me emër dhe mbiemër.

Uroj që prokuroria të vihet menjëherë në lëvizje për ti treguar atij qytetari se zëri i tij respektohet dhe është i pa diskutueshëm në prani të provave.

Kam një thirrje shumë të sinqertë për të gjithë qytetarët: Mos u nënshtroni, na vini në provë, na sfidoni me zërin tuaj, dhe nëse ne nuk do ju përgjigjemi atëherë patjetër që ju keni të drejtë të riktheheni te ankesat, te kritikat, tek qarjet, tek mallkimet, pasi jua kanë marrë lekët.

Jua bëj këtë thirje qytetarëve që ankohen për mjekët, për hipotekën, për legalizimet, për pyjet, për mjedisin, për faturat, për policinë dhe për çdo lloj inspektori në këtë territor.

Kjo është një betejë që ne mund ta fitojmë, por ne nuk e fitojmë dot pa qytetarët. Duhet të jemi bashkë, sepse halli I njërit prej jush sot, nesër bëhet edhe halli I tjetrit, tjetrit e kështu me rradhë. Dhe këto shushunja, këta Taxhimë Ymerë që kërkojnë bekajete, fryhen me vulën e shtetit e me punën, djersën e gjakun tuaj. Së bashku I ndalim.

Po ju kujtoj, se në platformën e bashkqeverisjes shqipëria.al, keni mundësinë që me një klik të na njoftoni dhe ne e ruajmë deri në fund identitetin tuaj.

Dhe kjo është dhe arsyeja që unë me gjithë dëshirën e madhe për ta falënderuar me emër dhe mbiemër atë qytetar nuk e bëj dot, por do ta falënderoj sot që dosja është gati dhe që po e dërgoj në prokurori dhe nëse ai do ma lejojë me shumë kënaqësi do ta bëj një foto me të ditën që drejtësia do të thotë fjalën e saj për këtë rast.

Takimi i radhës do të jetë për kallëzimet për hipotekën dhe për legalizimet.

The post Manja: Së bashku me qytetarët, betejë Taxhim Ymerëve me vulë shteti që vendosin gjoba appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Ligji i ri për noterinë, Manja: Eshtë veting!
Ka kaluar në mbledhjen e qeverisë, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për noterinë”, I cili pritet të paraqitet në Kuvendin e Shqipërisë Brenda një kohe të shkurtër. Ministri I Drejtësisë, z.Ulsi Manja, duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë, u shpreh se: Projektligji është një nga nismat më të rëndësishme që lidhet me profesionin e noterit. Ka për qëllim, forcimin e integritetit të profesionit të noterit, dhe besueshmërinë e publikut tek ky shërbim. Projekligji përcakton kritere të reja për hyrjen në profesionin e noterit, dhe sidomos mospërfshirjen në këtë sistem të personave që kanë lidhje, apo kontakte të papërshtatshme me krimin e organizuar, ose personave të dënuar për kryerjen e veprave penale të rënda. Këtyre kritereve të reja do t’u nënshtrohen edhe ata që janë aktualisht pjesë e shërbimit notarial.

Sipas Ministrit Manja, kjo do të arrihet nëpërmjet inspektimevetë planifikuara, apo hetimeve proaktive që do të ushtrojë Ministria e Drejtësisë. Z.Manja ka theksuar se ndryshimet në ligjin për noterinë kanë ardhur edhe si përmbushje e rekomandimeve të lëna nga partnerët ndërkombëtarë të MANIVAL –it dhe FADF-së. “Janë angazhime të qeverisë shqiptare të përmbushura plotësisht”, tha z.Manja. Ai nënvizoi faktin se ligji I ri që pritet t’I paraqitet Kuvendit, parashikon për noterët, të njëjtat proçedura përzgjedhëse si ato për gjyqtarët. Pyetjes së gazetarëve për një proçes vetingu mbi noterët, ministri është përgjigjur: Ndryshimet që propozohen sot, jo vetëm që përcaktojnë kritere të reja në profesionin e noterit dhe zv/noterit, por as më shumë e as më pak është një process vetingu për noterët që janë në këtë shërbim që kanë të bëjnë me verifikimin e kontakteve të papërshtatshme apo të lidhjeve me krimin e organizuar dhe personat e dënuar për kryerjen e veprave të rënda penale, apo që janë pjesë e listës së personave të shpallur që hyjnë në kategorinë e masave në kuadër të pastrimit të parave, apo financimit të terrorizmit. Eshtë veting.

The post Ligji i ri për noterinë, Manja: Eshtë veting! appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Prononcim për media i ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja
-Zoti Manja, për hartën e re gjyqësore ka pasur një debat mes KLGJ-së dhe zonjës Gjonaj kur ishte ministre.

-Z.Ulsi Manja: “Ju e ndoqët edhe në fjalën time sot që miratimi i hartës së re gjyqësore si një mekanizëm efikas në organizimin e sistemit gjyqësor është një nga prioritetet e punës së ministrisë së Drejtësisë.
Natyrisht ne e kemi bërë të qartë që harta është prerogativë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, në dijeninë time dje
Dje ka patur rishikim të hartës, projektit të hartës së re gjyqësore në Këshillin e Lartë Gjyqësor nga grupi i punës i ngritur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor ku ministria e Drejtësisë ka përfaqësuesit e saj në nivelin më të lartë.
Dhe, shumë shpejt harta e re gjyqësore do të vijë në ministrinë e Drejtësisë pas rishikimit që është bërë dhe ne do të vijojmë më tej me hartën e re gjyqësore.

-Zoti Manja, si ministër Drejtësie, pse paraardhësja juaj e mbajtur për një kohë të gjatë pa e miratuar këtë hartë, sepse është dorëzuar prej afro 11 muajsh nga Këshilli i Lartë Gjyqësor?

-Z.Ulsi Manja: “Sigurisht që miratimi i hartës së re gjyqësore nuk është proces i lehtë sepse ka të bëjë me riorganizimin e sistemit të gjykatave dhe përpos edhe të prokurorive, sepse prokuroritë funksionojnë pranë gjykatave.
Pra, është një proces që në fakt merr në konsideratë shumë faktorë të tjerë që kanë të bëjë me aksesin e shërbimeve të qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.
Pra, le të themi që do të duhet të kemi një hartë të re gjyqësore që i vjen në ndihmë plotësimit të vakancave në sistemin gjyqësor, por pa cenuar aksesin e qytetarëve te shërbimet gjyqësore”.

-Zoti Manja, reduktohen ndjeshëm gjykatat dhe reduktohen në distancë të paktën kilometrike, qytetarët dhe gjykatat se normalisht duhet të shkojë gjykata te qytetari?

-Z.Ulsi Manja: “Duroni dhe prisni hartën re gjyqësore. Besoj javës tjetër do të keni informacionin e duhur ju si media për hartën e re gjyqësore.
Qëllimi im është të ofrojmë shërbime gjyqësore atje ku sot i kemi gjykatat. Pra thelbi i hartës për atë që jemi duke, diskutuar dhe me Këshillin e Lartë Gjyqësor është përqendrimi i trupës gjyqësore”.

-Qeveria dhe ju jeni për një Gjykatë Apeli, apo për tre, sepse ky ka qenë debati që e ka penguar hartën.

-Z.Ulsi Manja: “Unë e thashë që ne do të shkojmë drejt variantit që do të ofrojmë shërbime gjyqësore atje ku janë sot”.

-Pra me tre Apele?

-Z.Ulsi Manja: “Atje ku janë sot”.

-Po për mandatin e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe dhe të Komisionerit Publik. A do të ofroni ju si ministër Drejtësie variante, ndryshime dhe zgjatje të mandatit të tyre përsa kohë që gjysma e magjistratëve nuk janë vetuar ende?

-Z.Ulsi Manja: “Sigurisht që qëndrimi ynë si mazhorancë është që ne do të propozojmë zgjatjen e afateve të komisioneve të vetingut dhe këtu i referohemi Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë.
Natyrisht është në proces që unë e kam, deklaruar edhe në Kuvend që kërkon ndërhyrje në Kushtetutë ku padiskutim është i nevojshëm edhe bashkëpunimi dhe konsensusi i opozitës.
Ai proces, pra procesi i vetingut do të duhet të përfundojë tek organet e vetingut.
Është e vërtetë që Kushtetuta ka parashikuar si mekanizëm që me mbarimin e afateve të komisioneve të vetingut funskionet e përhershme i marrin organet kushtetuese Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe SPAK-u.
Por, që ky proces tashmë i konsoliduar në organet e vetingut, do të duhet të përfundojë atje, aq më tepër që organet e rej të drejtësisë, janë në konsolidim e sipër”.

-Kanë nisur bisedat me opozitën?

-Ulsi Manja: “Sigurisht që kanë nisur. Jemi në konsultim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë që kanë asistuar reformën në Drejtësi që ditën e parë Shtetet e Bashkuara të Armerikës dhe Bashkimi Europian.
Ju edhe sot e patë qëndrimin e ambasadorit Soreka, kështu që në ditët në vijim do të kemi edhe materializimin e nismës konkrete në Kuvend”.

The post Prononcim për media i ministrit të Drejtësisë z.Ulsi Manja appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë.
Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë.

1. Situata në të gjitha IEVP-të është e qetë e pa probleme.
2. Shërbimet e turneve të shërbimit janë të kompletuar e pa mungesa.
3. Ndërprerje të energjisë elektrike ka patur deri tani ka pasur vetëm IEVP Lezhë, gjë e cila ka sjellë dhe probleme me ngrohjen. Aktualisht u rregullua defekti dhe ka energji elektrike, situata është normalizuar në kohë rekord.
4. Probleme me ngrohjen ka në IEVP Kukës pasi temperaturat janë shumë të ulta dhe dhomat e banimit për ngrohje kanë vetëm një sobë me dru, po kështu probleme me furnizimin me ujë ka pasur deri në orën 10:00 në IEVP Kukës pasi kishin ngrirë depozitat, aktualisht ka furnizim të rregullt me ujë, në institucionet e tjera nuk ka probleme.
5. Furnizimi me ushqime është kryer normalisht në të gjithë IEVP-të.
6. Probleme nga reshjet e dëborës momentalisht ka në IEVP Lezhë dhe IV Krujë. Si pasojë e dëborës ka bllokim të rrugës që shkon në IV Krujë dhe në IEVP Lezhë kalohet me vështirësi për në institucion, pasi në hyrje të rrugës ka rrëshqitur një trailer, shërbimet rrugore po punojnë për zhvendosjen e tij.
7. Probleme të tjera nuk ka, vazhdojmë normalisht ndjekjen e shërbimeve.

The post Informacion lidhur me situatën në IEVP-të e vendit nga Shtabi i Emergjencës në Ministrinë e Drejtësisë. appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Deklaratë për shtyp
Sot jam në këtë komunikim me ju, dhe nëpërmjet jush, përpara opinionit publik, për të shtjelluar me përgjegjësinë time të plotë politike, profesionale e qytetare, një temë që është kthyer në thirrje për protestë nga as më shumë dhe as më pak, po vetë Presidenti i Republikës.

Nuk e kam bërë këtë shtjellim më parë, sepse kam gjykuar që i duhej lënë Presidentit koha dhe hapësira e plotë mediatike për të ezauruar të gjitha seritë e spektaklit të tij politik mbi “grupin armiqësor dhe kriminal” në Ministrinë e Drejtësisë.

Nuk e bëj këtë sqarim sot as për t’iu përgjigjur Presidentit, për morinë e akuzave dhe as për tju përgjigjur fjalëve të padenja që ka lëshuar publikisht në drejtimin tim, personalisht apo përmes zëdhënësve të tij.

Unë u rezervoj të gjithë keqardhjen time për hallin e madh që i motivon në luftën kundër Reformës në Drejtësi, por akuzat ndaj meje nuk jua lehtëson këtë hall.

Presidenti ka krijuar një kauzë fiktive në funksion të betejave të tij politike, që në çdo rast nuk janë në përputhje me përgjegjësitë e tij të larta kushtetuese, si përfaqësues i unitetit të popullit, në momentin e rëndësishëm që po kalon Shqipëria në prag të negociatave.

Deformimet e rënda faktike, juridike dhe logjike të këtij show politik presidencial mbi gjoja rrëmbimin e kompetencave të Presidentit, janë mbresëlenese për këdo që i di faktet.

Për shembull, kujt dhe për çfarë i drejtohet në thirrjen e tij të dëshpëruar zoti President,
mbi zgjedhjen e anetarëve të Gjykatës Kushtetuese, kur sot gjyqtarja e zgjedhur prej tij me një procedurë në kundërshtim me Kushtetutën dhe tërësisht të paligjshme ushtron funksionin si anëtare e GJK?

Dhe pikërisht për një informim korrekt mbi faktet, të kujtdo që dëshiron të dije
si qëndron e vërteta e tërë kësaj orvatje të dëshpëruar kundër Reformës në Drejtësi,
sipas Kushtetutës, ligjit dhe praktikës që po ndërtohet gjatë këtyre viteve, po vijoj si më tej:

Së pari: Presidenti artikulon papushim për të drejtën e tij për të pezulluar numërimin e ditëve të afatit qe i jep ligji kushtetues, për përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Pezullimi i një afati prekluziv që as nuk pezullohet dhe as ndryshohet nga institucioni që duhet të veprojë sipas afatit, është një koncept që faktikisht nuk ekziston në asnjë praktikë kushtetuese. Pra juridikisht mund të konsiderohet nonsens dhe logjikisht më së paku një lajthitje ligjore.

Së dyti:
Parashikimet ligjore dhe kushtetuese për përzgjedhjen e anëtarit të GJK nga Presidenti janë shumë të qartë. Sipas parashikimeve të ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Presidenti ushtron të drejtën e zgjedhjes së gjyqtarit kushtetues brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve ne Drejtësi. Presidenti e ushtron këtë të drejtë në dy forma:
a) ose nëpërmjet dekretit duke zgjedhur një nga tre kandidatët që i ka dërguar KED ose,
b) në mënyrë të heshtur, duke pranuar që kandidati i renditur i pari nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të konsiderohet i emëruar.

Qëllimi i vendosjes së këtij afati apo mekanizmi zhbllokues ka qenë pikërisht shmangia e bllokimit të zgjedhjes së anëtarit të Gjykatës Kushtetues për shkaqe politike apo teknike.
Kjo ishte edhe një nga risitë e reformës në drejtësi e përkrahur edhe nga Komisioni i Venecias.

Por çfarë ndodhi?

Afati 30 ditor i Presidentit për të zgjedhur anëtarin e Gjykatës Kushtetuese përfundoi dhe Presidenti nuk e e ushtroi të drejtën e tij brenda afatit 30 ditor. Theksoj se ky është një afat prekluziv, pra i pandryshueshëm dhe i pa-pezullueshëm, për shkak se vetë ligji e ka lidhur kalimin e këtij afati me ardhjen e një pasoje. Pra, me kalimin e këtij afati, bëhet automatik emërimi si anëtar i Gjykatës Kushtetues i kandidatit që është renditur i pari.

Për këtë shkak, Arta Vorpsi, që ishte renditur e para nga KED si institucion I pavarur, si institucioni i përbërë nga Prokurorë dhe Gjyqtarë të të gjitha niveleve, konsiderohet e zgjedhur gjyqtare Kushtetuese automatikisht nga ligji (ex lege) me datë 08.11.2019.

Së treti:
Presidenti paraqet papushim një rrëfim me natyrë policeske, lidhur me botimin në Fletoren Zyrtare të zgjedhjes së zonjës Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Bërthama e rrëfimit është thjeshtë dita e shtunë.
Pra fakti se botimi në Fletoren Zyrtare është bërë të shtunën, i ka mjaftuar zotit President të dal në konkluzionin se jemi përpara një konspiracioni armiqësor, përmes të cilit synohet një grusht shteti.

Sinqerisht e kam shumë të vështirë të besoj se Presidenti i Republikës e beson vetë këtë version kaq ekstremist për imagjinatën e çdo njeriu normal, të një konspiracioni me finalitetin e një grushti shteti, i cili provohet me argumentin se ditën e shtunë, grupi armiqësor në Ministrinë e Drejtësisë është vënë në lëvizje duke synuar të përfitojë nga fakti se shteti është pushim.

Sikur Presidenti ose këshilltarët e tij të kishte bërë një kërkim krejt sipërfaqësor në arkivë, do të kishte mësuar se jo vetëm e shtuna po edhe e diela, janë ditë që figurojnë më parë në Fletoren Zyrtare.

Së katërti:
Si qëndron konkretisht fakti i Botimit në Fletoren Zyrtare i vendimit të KED-se për anëtarin e zgjedhur automatikisht nga ligji?

Presidenti deklaron se “grupi i strukturuar i Ministrisë së Drejtësisë”, ka shkelur ligjin se ka botuar në Fletoren Zyrtare një vendim që s’kishte kompetenca për ta botuar.

Por në fakt është krejt e kundërta:

Pas informacionit që KED i ka dërguar Kuvendit, ky i fundit i ka përcjellë Ministrisë së Drejtësisë informacionin mbi praktikën e ndjekur nga KED dhe faktin që afati 30 ditor i emërimit të anëtarit të gjykatës Kushtetuese nga Presidenti kishte përfunduar dhe për këtë shkak kandidati i renditur i pari në bazë të vendimit të KED-së, konsiderohej i emëruar ex lege (automatikisht). Pra zonja Arta Vorpsi konsiderohet e zgjedhur automatikisht.

Për sa kohë që është një anëtar I emëruar nga ligji,
Ministria e Drejtësisë i dërgoi Qendrës së Botimeve Zyrtare për publikim vendimin e KED për renditjen e kandidatëve.

Pse Ministria e Drejtësisë?

1. Neni 4 i ligjit për qendrën e botimeve zyrtare dhe ligjit organik të Ministrisë së Drejtësisë parashikohet se Ministria e Drejtësisë është organi epror i kësaj qendre dhe shërben për rregullimin e veprimtarisë së saj.

2. Po gjithashtu Ministria e Drejtësisë ashtu si edhe institucionet e saj të varësisë duhet të garantojnë aksesin efektiv për njohjen e legjislacionit dhe ushtrimin e të drejtës për informim të personave fizike dhe juridike, brenda dhe jashtë vendit.

3. Ministria e Drejtësisë ashtu si dhe çdo organ publik, ka detyrimin të përmbushë me rigorozitet pushtetet që Kushtetuta dhe ligji I kanë dhënë duke u bazuar mbi parimet e ligjshmërisë dhe transparencës në kryerjen e funksionit brenda kufijve dhe në përputhje me qëllimin e dhënë të këtyre kompetencave.

4. Në një kohë që vendimi I KED-së që bëhet fjalë ka renditur kandidatët për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se nuk reflektohet në nenin 6 të ligjit për botimet zyrtare specifikisht, sipas nenit 3 të po këtij ligji është një akt që nuk mund të përjashtohet nga përkufizimi I “akteve të botueshme”.

5. Ashtu siç nuk reflektohen të gjitha aktet që për nga natyra e tyre, duhet të jenë të botueshme, përfshirë këtu edhe ky vendim i KED-së apo çdo lloj vendimi tjetër që do të jetë si pasojë e mekanizmit zhbllokues.

6. Ligji për organet e qeverisjes ka parashikuar detyrimin që KED të botojë menjëherë në faqen e Gjykatës së Lartë, çdo vendim që ai merr, në kohën kur e merr, me qëllim garantimin e transparencës për publikun.

Por në një kohë që vendimi i KED I nënshtrohet mekanizmit zhbllokues pas kalimit të afatit 30 ditor organi i emërtesës, Presidenti, Parlamenti, Gjykata e Lartë për zgjedhjen e anëtarit, ka të njëjtën fuqi ligjore ashtu si dhe dekreti i presidentit, për këtë arsye duhet të ketë edhe të njëjtin formalitet në shpalljen botërisht të tij, që do të thotë botimit në Fletoren Zyrtare.

Së pesti:
Presidenti ka ngritur akuzën se botimi në fletore zyrtare ka sjellë pasoja të rënda.

Cilat janë efektet apo pasojat juridike që ka krijuar publikimi i këtij vendimi në Fletore zyrtare?

As më shumë dhe as më pak, përveç bërja e njohur botërisht në formë të shkruara apo elektronike të këtij vendimi të KED-së pas kalimit të afatit 30 ditor.

Është më shumë rëndësi të mbahet parasysh se botimi në fletoren zyrtare nuk i jep fuqi juridike akteve që botohen në të (përveç akteve që e parashikojnë shprehimisht), por shërben për ti bërë të njohura botërisht ato.
Pra, nuk është botimi që i jep fuqi juridike vendimeve të KED-së
por vetëm i bën me dije publikut aktin që ka sjellë ose do të sjelle pasoja juridike.
Në këtë mënyrë, nëpërmjet botimit në fletoren zyrtare bëhet i njohur botërisht anëtari i emëruar në gjykatën kushtetuese ex lege. Përsa kohë që ligjet e reformës në drejtësi nuk kanë parashikuar procedurën e botimit të akteve që krijojnë efekte juridike nga mekanizmi zhbllokues, rrjedhimisht KED ndodhej në pamundësi për dërgimin për botim të këtij akti.

Pasojat që sjell botimi në fletore zyrtare ashtu siç thashë është vetëm njohja e publikut me vendimin dhe fuqinë juridike të një akti të prodhuar nga vete ligji.

Botimi i këtij vendimi në fletoren zyrtare njëkohësisht garanton trajtimin e njëjtë të të gjithë anëtarëve të zgjedhur të Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht se janë zgjedhur nga Presidenti, nga Kuvendi si edhe ato te zgjedhur ex lege, duke garantuar njohjen botërisht të aktit të tyre të emërimit në këtë gjykatë.

Akuza se unë si Ministër Drejtësie apo stafi i Ministrisë së Drejtësisë me veprimet tona kemi kryer shkelje penale është thjesht kulmimi i show-t presidencial (një kulmim mjaft komik do të thosha, po të mos bëhej fjale për Presidentin e Republikës së Shqipërisë)!

Kur botimi në fletore zyrtare nuk ka sjellë as rrëmbimin e kompetencës së Presidentit për gjyqtaren kushtetuese dhe as pasojën për sa kohë ka të bëjë vetëm me njohjen e asaj që ka urdhëruar ligji automatikisht. Mund te konstatohet lehtësisht se e vetmja pasoje është dalja e Presidentit jashtë kornizës ligjore dhe përgjegjësive të tij kushtetuese.

Por meqenëse Presidenti ka dorëzuar kallëzimin penal ndaj meje në SPAK, rezervoj të drejtën të mos jap asnjë koment mbi këtë kallëzim, në respekt të ligjit dhe funksionit të institucioneve të reja të Drejtësisë që kanë dalë nga reforma në drejtësi.

Një informacion të detajuar mbi analizën ligjore dhe faktet do t’u shpërndahet të gjitha mediave.

Faleminderit

The post Deklaratë për shtyp appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Deklaratë për shtyp
Në Tiranë u mbajt sot Konferenca për Integritetin në kuadër të Javës së Integritetit, e cila u zhvilluar për herë të parë këtë vit në datat 3-11 shkurt 2020.

Java e Integritetit, është një nismë kombëtare ndërgjegjësuese e cila synon të ndërgjegjësojë dhe promovojë sjelljen etike, transparencën, llogaridhënien, përgjegjshmërinë dhe cdo përpjekje në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Kjo nismë vjen si koncept holandez në Shqipëri nga ICC Albania (Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë për Shqipërinë) në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe në bashkëpunim me Ambasadën Holandeze në Shqipëri dhe Delegacionin e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Me tematikë ‘’Të ndërtojmë një shoqëri me integritet për një zhvillim të qendrueshëm’’, konferenca solli bashkë folës nga sektori publik, privat, nga organizata e shoqërisë civile, akademia dhe partner ndërkombëtarë.

Diskutimet e paneleve dhe hapësirat e debatit akademik sollën në vëmendje një pasqyrë të plotë të sfidave më endemike me të cilat përballet sot shoqëria, kompania, akademia, rinia shqiptare dhe ajo rajonale e globale, por gjithashtu nuk munguan edhe rekomandimet për zgjidhje të mëtejshme për palë të ndryshme interesi.

Në fjalën hapëse Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë edhe të Koordinatores Kombëtare kundër korrupsionit u shpreh: “Ka qenë një javë vrulli partneritetesh, shkëmbimesh të frytshme e shpalosjesh së platformave të reja të bashkëpunimit mes aktorësh, që ndonëse në barka të ndryshme, përpiqen drejt të njëjtit horizonti: luftës ndaj korrupsionit, për një shoqëri më të mirë.

Mbajtja për herë të parë e një grupi eventesh me fokus tek integriteti institucional dhe atij personal, ka krijuar dialogje, gjeneruar ide, të cilat jam e bindur dhe shpreh sigurinë por njëkohësish edhe angazhimin që do të vijojë edhe përtej kësaj jave.

Mësuam, edhe për njëherë tjetër përmes bashkëpunimit të frytshëm, se disa gjëra na ndajnë, si veprimtaria e përditshme, sektori ku përkushtohemi, mënyra sesi kontribuojmë për shtetin e së drejtës, por më të mëdha janë ato që na bashkojnë: kërkimi i vazhdueshëm i përmirësimit të procesve, minimizimi i riskut, rritja e cilësisë së shërbimeve dhe i njëjti qëndrim që korrupsioni kushton shumë na bëri të gjithëve bashkë këtë Javë.”

Nën moton “Integriteti është përgjegjësi e secilit”, konferenca mundësoi hapësirë diskutimi për të gjitha palët e interesit.

“Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë Shqipëri ka marrë angazhim për të kultivuar tiparin moral të integritetit në kulturën e biznesit shqiptar dhe shoqërisë në tërësi, si kusht i domosdoshëm për zhvillim ekonomik e shoqëror të qëndrueshëm”, tha në fjalën e tij Kryetari i Bordit Ekzekutiv të ICC Albania Z. Ilir Daci.

Ndërsa Ambasadorja e Holandës në vendin tonë, Sh.S.Zj.Guusje Korthals Altes, duke vlerësuar përpjekjet e të gjitha palëve në këtë nismë u shpreh: “Ligjet, rregullat dhe udhëzimet janë të rëndësishme, po aq sa dhe pyetja se si t’i zbatojmë ato. Kjo pyetje kërkon dialog të vazhdueshëm nga të gjithë palët e interest”.

Edicioni i dytë i Javës së Integritetit do të zhvillohet në muajin dhjetor 2020, në kuadër e Ditës Ndërkombëtare kundër Korrupsionit (9 dhjetor).

The post Deklaratë për shtyp appeared first on Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftim për shtyp
Ministria e Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni të ngjarjes së bërë mediatike, se më datë 10.01.2020, i dënuari D.Dajti. ishte shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve për të kryer disa vizita mjekësore në poliklinikën e specialiteteve Nr.2 në Tiranë si dhe në një klinikë private në zonën e ish bllokut, ka ngritur dy grupe pune të pavarura për fillimin e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme, kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera nga zinxhiri i të gjithë strukturave përgjegjëse.
Nga hetimi dhe analizat e pavarura të tërësisë së fakteve dhe provave të kryera nga grupet e hetimit, kanë arritur në të njëjtat rezultate duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetësor në IEVP-në Peqin si dhe strukturat shëndetësore e policore në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, të përfshira në trajtimin e rastit konkret, nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregulloret e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucionit të burgjeve.
Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP-në Peqin nuk kanë kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës – në profilin mjekësor dhe operacional të riskut – dhe nuk ka marrë në konsideratë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike të afërta me institucionin e vuajtjes së dënimit.
Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, dhe i nenit 106 të rregullores së përgjithshme të burgjeve parashikohet se të paraburgosurit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializuar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë.

Pavarësisht mundësisë së marrjes së këtij shërbimi në organet shtetërore përkatëse të shëndetësisë duke përfshirë spitalet publike, asnjë nga strukturat përgjegjëse nuk e ka vlerësuar dhe konsideruar kontrollin mjekësor në strukturat publike shëndetësore, por është dhënë aprovimi për kontrollin mjekësor në një klinikë private okulistike.

Drejtori i IEVP Peqin dhe strukturat shëndetësore të këtij burgu, si dhe strukturat shëndetësore në Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve, në shkelje flagrante të dispozitave ligjore dhe të Urdhrit nr 7830 datë 31.7.2018 të Drejtorit të Përgjithshëm ‘Mbi Miratimin e Procedurës së sigurisë gjatë shoqërimit dhe transportit të të burgosurve’, nuk kanë kryer procesin e vlerësimit të riskut dhe mundësine e kryerjes së vizitave mjekësore pranë strukturave shëndetësore publike.

Nga strukturat e Policisë së Burgjeve të përfshira në këtë rast, rezulton se nuk është kryer një vlerësim i situatës dhe të riskut, në shkelje flagrante të neni 11 pika 4 të Ligjit për Policinë e Burgjeve, duke mos vlerësuar dhe ndërmarrë masa të përshtatshme (as në procedurë dhe as në përmbajtje) për shoqërimin e të dënuarit jashtë institucionit, e duke sjellë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë, siç parashikohet edhe në urdhrin për shoqërimin e të dënuarve dhe paraburgosurve jashtë institucionit.
Gjithashtu, konstatohet se nga ana policisë së burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk është zbatuar Urdhri nr 8925 datë 28.9.2017 “Mbi zbatimin e procedurave gjatë shoqërimit të të dënuarve dhe të paraburgosurve”, në pikën 8 të të cilit përcaktohet se plani i masave për sigurinë gjatë shoqërimit të tyre hartohet nga shefi i sektorit të forcave operacionale në DPB dhe miratohet nga Drejtori i Policisë”.
Nga hetimi është konstatuar se strukturat e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk kanë marrë miratimin e drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve duke shkelur rëndë parashikimet e urdhrit Nr. 7830 datë 31.07.2018 “Përgatitja dhe planifikimi i udhëtimit” si dhe “Rregullat dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në gjykatë dhe qendra spitalore”, në të cilët parashikohet se përveç rasteve të urgjencës, të burgosurit që kanë nevojë për masa të larta sigurie nuk duhet të nxirren jashtë, pa autorizim paraprak të Drejtorit të Përgjithshëm.
Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj, nuk janë zbatuar parashikimet urdhëruese të po këtij urdhri ku parashikohet se “në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizuar”.
Në rastin e planifikimit për vizitë të të dënuarit D.Dajti, nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikuar masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese.
Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës (zonën e ish-bllokut), në shkelje të parashikimeve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike.
Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimit të përgjegjësive të të gjithë strukturave dhe punonjësve të përfshirë, janë marrë këto masa:

1. Lirimin nga detyra të Drejtorit të IEVP-së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.
2. Lirimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.
3. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.
4. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, z. Ferit Mici.
5. Vërejtje me paralajmërim për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.
6. Vërejtje me paralajmërim për inspektorin e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se nga vlerësimi i kryer edhe i kuadrit ligjor dhe protokollove të zbatimit për rregullimin e të drejtave të personave për shërbim shëndetësor privat dhe në krahasim me aktet ndërkombëtare dhe të drejtat e personave të dënuar, janë konstatuar disa mangësi në normimin e proceseve të tilla.
Për këtë arsye, në përputhje dhe me të drejtat e personave të paraburgosur dhe të dënuar dhe rregullat evropiane për të dënuarit, me qëllim përshtatjen me masat që janë ndërmarrë për forcimin e sigurisë, Ministria e Drejtësisë shpreh vullnetin institucional dhe po ndërmerr të gjitha masat ligjore për rishikimin e procedurave ligjore dhe administrative për forcimin e protokollove të zbatimit dhe vlerësimit të kërkesave që cenojnë sigurinë publike.

The post Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, njoftim për shtyp appeared first on Ministria e Drejtësisë.