Avjerina Bazaj
Këshilltare e Ministrit

Avjerina Bazaj
Avjerina Bazaj
Mban pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Drejtësisë që nga muaji tetor 2017. Ka një karrierë
të mëparëshme në fushën e konsulencës juridike, si pjesë e studiove ligjore. Është diplomuar
si juriste pranë Fakultetit të Drejtësisë Universiteti i Tiranës në vitin 2012, ndërsa në korrik të
vitit 2014 ka përfunduar studimet dhe ështe diplomuar në “Master i Nivelit të Dytë”
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti Penal. Gjatë periudhës Mars 2014
Qershor 2015 përfundoi kursin e plotë të trajnimit fillestar pranë Shkollës së Avokatise dhe nga
viti 2016 mban titullin avokat pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Gjatë karrierës së saj znj. Bazaj ka përfituar eksperiencë duke asistuar pranë Kabinetit te
Ministrit të Drejtësise në fushën e reformës në drejtësi, antikorrupsioni, ndihma juridike,
forcimi i sigurisë dhe lufta ndaj krimit të organizuar në sistemin penitenciar, si dhe shërbimet
ndaj qytetarëve.