» Drejtësi Moderne
Postuar më: 30/06/2018

Drejtësi Moderne

KE: Reforma në Drejtësi revolucionare

Revolucionare dhe shumë të guximshme, e ka konsideruar Reformën në Drejtësi që ka ndërmarrë Qeveria Shqiptare, komisionerja për Drejtësinë, Konsumatorin dhe Barazinë Gjinore në Komisionin Evropian, znj. Vera Jourova. Gjatë takimeve të veçanta që Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj zhvilloi në Bruksel me komisioneren Vera Jourova dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, z.Christian Danielsson është diskutuar gjerësisht lidhur me Reformën në Drejtësi, ecurinë dhe arritjet e deritanishme në zbatimin e saj në praktikë. Komisionerja Jourova i konsideroi përpjekjet për të reformuar sistemin e drejtësisë si mbresëlënëse dhe shprehu bindjen që Reforma në Drejtësi do të mbetet një ngjarje historike në zhvillimin e Shqipërisë. Nga ana e tij Z. Danielsson vlerësoi reformën në drejtësi dhe siguroi për vazhdimin e mbështetjes nga ana e Komisionit Europian, që kjo reformë të ecë me ritme sa më të shpejta.