» Ministrja Gjonaj: Shqipëria përkrah aleatëve në zonat e krizës
Postuar më: 28/04/2018

Ministrja Gjonaj: Shqipëria përkrah aleatëve në zonat e krizës

Fjala e mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj në konferencën “No money for terror”, që u zhvillua në Paris të Francës

Dëshiroj të falënderoj qeverinë franceze dhe OECD-në për organizimin e kësaj konference të rëndësishme dhe për sjelljen në vëmendje të çështjeve sensitive dhe fatkeqësisht aktuale të terrorizmit dhe ekstremizmit, të cilat përbëjnë një kërcënim për shoqëritë tona.

Pavarësisht nga burimet e kufizuara, Qeveria Shqiptare ka ofruar mbështetje të plotë dhe të palëkundur për luftën globale kundër terrorizmit dhe ka ndërmarrë masa konkrete për trajtimin e problemeve të tilla në nivel vendor. Kjo dëshmohet edhe nga angazhimi i vazhdueshëm dhe i vendosur i Shqipërisë së bashku me vendet aleate në zonat e krizës si Afganistani dhe Iraku, si edhe nga miratimi i masave për parandalimin dhe hetimin e fenomenit të ekstremizmit dhe terrorizmit.

Legjislacioni shqiptar për shkëmbimin e informacionit financiar është në përputhje me të gjitha konventat ndërkombëtare dhe standardet e Task Forcës për Veprim Financiar për Pastrimin e Parave. Mbi këtë bazë, shkëmbimi i rregullt i informacionit realizohet gjatë procedimeve hetimore që përfshijnë shërbimet inteligjente financiare, të policisë dhe prokurorisë, duke përfshirë edhe vendosjen e komunikimit të drejtpërdrejtë me homologët e huaj përkatës.

Legjislacioni ynë penalizon të gjitha format e terrorizmit: jo vetëm financimin e terrorizmit, por edhe veprime të tilla si rekrutimin dhe trajnimin e personave për kryerjen e veprimeve terroriste, nxitjen e veprimeve terroriste dhe pjesëmarrjen në organizatat terroriste. Në këtë kontekst, është me vlerë të përmendet se Shqipëria renditet mes pak vendeve që kanë parashikuar dhe zbatuar sanksione për pjesëmarrjen e shtetasve në konflikte në Siri dhe Irak, si të dyshuar për persona të lidhur me ISIS-in.

Shqipëria ka ratifikuar të gjitha Konventat dhe Protokollet Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara në lidhje me luftën kundër terrorizmit. Për pasojë, këto konventa janë drejtpërdrejt të zbatueshme në Shqipëri, si pjesë e legjislacionit vendas.

Shqipëria është gjithashtu pjesë e një numri të traktateve dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e ndihmës së ndërsjellë juridike në çështjet penale. Lidhur me këtë aspekt, gjatë periudhës 2017 – 2018, Ministria e Drejtësisë ka trajtuar mbi 200 procedura për letërporosi, duke përfshirë ato që lidhen me pastrimin e parave dhe terrorizmin.

Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU) është anëtare e Grupit Egmont dhe në këtë kontekst tashmë shkëmben informacione në kohë reale për të dyshuarit për financimin e terrorizmit.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar është vendimtar për suksesin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe financimit të terrorizmit. Për këtë qëllim, instrumentet ndërkombëtare mund të luajnë rol të rëndësishëm.

Ne i kushtojmë rëndësi të madhe nënshkrimit të marrëveshjes së EUROJUST-it dhe shpresojmë të ecim përpara në këtë proces në bashkëpunim me institucionet e BE-së. Kjo do të kontribuonte në rritjen e ekspertizës dhe rezultateve të agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe në forcimin e hetimeve të përbashkëta transnacionale.

Nga ana tjetër, autoritetet kombëtare duhet të përmirësojnë bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë, në mënyrë që të shmangin boshllëqet në komunikimin dhe funksionimin e tyre. Në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar, për ruajtjen e sigurisë publike, autoritetet kombëtare duhet të veprojnë në unitet, pavarësisht nga varësia e tyre hierarkike, për arritjen e rezultateve të përbashkëta.

Përveç kësaj, duhet të rritet shkalla e ndërgjegjësimit në lidhje me rolin e sektorit privat në luftën kundër financimit të terrorizmit. Sektori privat, duke përfshirë profesionet e rregulluara, duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e vet në rast të shkeljeve të legjislacionit kundër pastrimit të parave.

Reforma rrënjësore dhe gjithëpërfshirëse e drejtësisë që po zbatohet në Shqipëri – dhe më lejoni ta theksoj: kjo është një reformë unike në llojin e saj në të gjithë rajonin – siç u shpreha, i shërben forcimit të institucioneve të policisë dhe gjyqësorit dhe ndjekjes penale efektive dhe të suksesshme të veprave penale të financimit të terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Integrimi i Republikës së Shqipërisë në strukturat e BE-së do të sjellë një shtysë të re dhe të rinovuar në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar. Kjo është arsyeja pse mbështetja e vendeve të BE-së dhe të Republikës së Francës për aderimin e Shqipërisë në familjen evropiane, është e rëndësishme.

Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit është sfida e kohës sonë. Ne mund të jemi të suksesshëm në përpjekjet tona vetëm nëse qëndrojmë dhe punojmë së bashku, me instrumente të përbashkëta dhe perspektiva të qarta.

Faleminderit!

 

#             #             #

 

Speech by Minister Gjonaj at the Conference “No money for terror”, held on Paris

I would like to thank the French government and OECD for the organization of this important conference and for turning the spotlight on the sensitive – and unfortunately yet actual – issues of terrorism and extremism, which constitute an insidious threaten to our societies.

Despite the limited resources, the Albanian government has provided full and convinced support to the global war on terrorism and has taken concrete actions to address such concerns at the domestic level. Proof of this is the constant and determined engagement of Albania alongside allied countries in areas of crisis such as Afghanistan and Iraq and the adoption of measures for the prevention and investigation of the extremism and terrorism phenomenon.

Albanian legislation on the exchange of financial information is in line with all international conventions and the standards of the Financial Action Task Force on Money Laundering. On this basis, regular exchange of information is carried out during investigative proceedings involving financial intelligence, police and prosecution services, including by establishing direct communications with relevant foreign counterparties.

Our criminal legislation criminalizes all forms of terrorism: not only terrorism financing, but also acts such as recruiting and training of persons to commit terrorist actions, incitement of terrorist actions and participation to terrorist organizations.  In this respect, it is worth being mentioned that Albania is among the few countries that have foreseen and applied sanctions for citizens’ participation in Syria and Iraq conflicts, as suspected of affiliated persons with ISIS.

Albania has ratified all UN International Conventions and Protocols relating to the fight against terrorism. As a result, these conventions are directly applicable in Albania as part of the domestic legislation.

Albania is also party to a number of bilateral and multilateral treaties in the field of mutual legal assistance in criminal matters. In this respect, the Ministry of Justice, in 2017 and 2018, has handled over 200 procedures for letters of rogatory, including those referring to money laundering and terrorism.

The Albanian Financial Intelligence Unit (FIU) is a member of the Egmont Group and in this context already exchanges real time information on suspects for terrorism financing.

We are aware that regional and international cooperation is crucial to the success of the common efforts in countering terrorism and terrorism financing.  To this purpose, international instruments can play a major role.

We pose great importance to the signature of the EUROJUST agreement and look forward to moving forward in the process in cooperation with the EU institutions. This would contribute to the increase of expertise and results of our law enforcement agencies, and to the strengthening of transnational joint investigations.

On the other side, national authorities must enhance their mutual cooperation in order to avoid gaps in their communication and operation. When it comes to fight against terrorism and organized crime, to the safeguard of public security, national authorities should act as one, regardless of their hierarchical lines, for common results.

In addition, higher awareness must be raised with regard to the role of the private sector in the fight against terrorism financing. The private sector – including regulated professions – must assume their own responsibility in case of breaches to the anti-money laundering legislation.

The radical and comprehensive justice reform that is being implemented in Albania – and let me underline it: this is a unique reform if its kind in the emtire region –  as I said this reform is instrumental to the strengthening of the police and  judicial institutions and to the effective and successful prosecution of the criminal offences of terrorism financing and organized crime.

The integration of the Republic of Albania in the EU structures will give a new and renovated vitality to the fight against terrorism and organized crime. This is why it is important the support of the EU countries and of the Republic of France to the accession of Albania to the European family.

The fight against terrorism and extremism is the challenge of our times. Only if we stay and work together, with common instruments and clear perspectives, we can be successful in our efforts.