» Bashkëpunim Shqipëri – Gjermani
Postuar më: 30/06/2018

Bashkëpunim Shqipëri – Gjermani

Reformat shtetformuese, rezultate mbresëlënëse

Ministrja Federale e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorëve të Gjermanisë, znj.Katarina Barley ka vlerësuar shumë reformat që ka ndërmarrë Shqipëria veçanërisht në sistemin e drejtësisë dhe në luftën kundër korrupsionit. Përpjekjet antikorrupsion që bën Shqipëri janë akoma më të vështira për shkak të praktikave të vendosur në vite, ka thënë Barley. Megjithatë, përpjekjet e deritanishme të Shqipërisë në këto fusha, sipas saj kanë pasur rezultate mbresëlënëse, veçanërisht e krahasuar edhe me vendet e tjera të rajonit. Ministrja Barley e siguroi Ministren Gjonaj për mbështetjen e saj dhe të Ministrisë Federale të Drejtësisë lidhur me vazhdimin e reformave që garantojnë forcimin e shtetit ligjor, pavarësinë e sistemit të drejtësisë si dhe luftën kundër korrupsionit. Të dy ministret ranë dakord për të forcuar më tej bashkëpunimin veçanërisht në fushën e reformës në burgje. Për këtë qëllim u ra dakord që ndërmjet dy Ministrive do të nënshkruhet një memorandum bashkëpunimi në të cilin konkretizohen asistenca dhe mbështetja që Ministria Federale e Drejtësisë do t’i ofrojë Ministrisë së Drejtësisë në përmirësimin e sistemit penitenciar në Shqipëri.