» Bashkëpunim ndërkombëtar
Postuar më: 30/06/2018

Bashkëpunim ndërkombëtar

Këshilli i Europës, mbështetje Reformës në Drejtësi

Vlerësime pozitive dhe mbështetje të plotë për zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës ka marrë ministrja e Drejtësisë, znj.Etilda Gjonaj gjatë takimeve zyrtare që ka zhvilluar në Strasburg me zyrtarët e lartë të Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z. Thorbjørn Jagland e ka konsideruar impresionuese Reformën në Drejtësi, gjatë takimit me ministren Gjonaj. Ndërsa Presidentja e sapozgjedhur e Asamblesë Parlamentare, znj. Liliane Maury Pasquier ka përgëzuar ministren Gjonaj për punën e bërë deri tani me Reformën në Drejtësi. Ajo siguroi se do të raportojë mbi progreset e arritura dhe konfirmoi se në shtator do të vizitojnë Shqipërinë reporterët e Asamblesë Parlamentare për të raportuar mbi arritjet konkrete të Shqipërisë. Presidenti i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, z.Guido Raimondi vlerësoi rëndësinë që ka Reforma në Drejtësi në rritjen e besimit të publikut ndaj sistemit gjyqësor. Ndërsa Presidenti i Komisionit të Venecias, z.Gianni Buquicchio e vlerësoi si të suksesshme Reformën në Drejtësi krahasuar me vendet e tjera të rajonit, që aspirojnë të bëhen pjesë e familjes evropiane.